Harduer

Mbërrin telefoni i shumëpritur i Google por pa surpriza

Oct 9 2018
0 Shpërndarje
Paraardhësi i tyre krijoi një reputacion si kamera më e mirë që një telefon mund të kishte dhe Google shpreson që ti ruajë këto pozita. Mbërrin telefoni i shumëpritur i Google por pa surpriza

Nuk ka supriza në botën e pajisjeve elektronike. Me Pixel 3 jemi njohur në detaje kohë përpara se kjo ditë të vinte.

Shefi i harduerit pranë Google Rick Osterloh prezantoi zyrtarisht ditën e sotme telefonin e shumëpritur.

Ndryshe nga raportet, flagshipi Android i Google ka një “notch” të konsiderueshëm dhe në një fare pike ka kuptim sepse me Android 9 Pie Google vetëm se zgjeroi funksionalitetin e këtij elementi.

Kompania ka vendosur të qëndrojë me një kamër të pasme ndryshe nga konkurrenca. Pjesa e pasme e Pixel 3 përbëhet prej dy materialeve, mat dhe xham.

 

Ai vjen në tre ngjyra: zezë, bardhë dhe pink. Modeli standard ka ekran 5.5-inç dhe fillon nga 799 dollarë për variantin 64GB ndërsa 3XL ka ekran 6.3-inç dhe fillon nga 899 dollarë për modelin 128GB.

Në brendësi gjendet një procesor Snapdragon 845 me 4GB RAM, Bluetooth 5.0 dhe altoparlantë ballorë stereo.

Risi është çipi Titan M për të cilin Google thotë se ofron siguri për kredencialet, enkriptim disku, integritet të sistemi operativ.

Porositë për telefonët fillojnë nga dita e sotme ndërsa në shitje del më 18 Tetor.

Kamera e pasme ka një sensor 12.2-megapiksel të vetëm dhe Pixel 3 vijon ti rezistojë trendit të industrisë.

Të dy modelet, Pixel 3 dhe Pixel 3XL kanë dy kamera frontale.

Paraardhësi i tyre krijoi një reputacion si kamera më e mirë që një telefon mund të kishte dhe Google shpreson që ti ruajë këto pozita.

Sakaq për herë të parë telefonët e Google vine me teknologjinë e karikimit wireless. Për këtë Google solli karikuesin wireless Pixel Stand I cili kushton 70 dollarë.

Pixel 3 dhe 3XL vinë me Android 9 Pie. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>