Vëzhgim

Mbështetje pesë vjeçare për versionin desktop të Ubuntu 12.04

Publikuar , 21 Tetor 2011
0
Mbështetje pesë vjeçare për versionin desktop të Ubuntu 12.04

Versionet e reja të sistemit Ubuntu do të lëshohen në një cikël gjashë mujor. Çdo dy vite, Ubuntu merr një lëshim me mbështetje të gjatë kohore (LTS) që mbrohet për tre vite në desktop dhe pesë vite në serverë.

Gjatë periudhës kur ofrohet mbështetja, Canonical ofron arnime në siguri dhe përditësime të tjera të nevojshme. Lëvizja për të ofruar mbështetje pesë vjeçare për desktop dhe server në versionin 12.04 është një ndryshim mjaft i theksuar.

Parashikimi dhe kohëzgjatja e madhe e mundësisë për përditësim të lëshimeve LTS kanë luajtur një rol kyç në formësimin e sistemit Ubuntu në një sistem operativ dhe server mjaft praktik. Deklarata e Canonical thotë që rreth 70% e të gjithë shpërndarjes përdorin një version LTS.

Canonical shpreson që zgjerimi i mbështetjes për versionet LTS për desktop në pesë vite do të ndihmojë në përshtatjen më të gjerë të sistemit operativ tek ndërmarrjet, ku cikli i përditësimit harduerik për stacione të punës shpesh mund të bëhet për më shumë se tre vite. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Kina mendon se Inteligjenca Artificiale tek armët luftarake është kërcënim për paqen globale

Lajmet e fundit>