Biznes

Mbetet në dy numri i të interesuarve për blerjen e PTK’së

Publikuar , 10 Tetor 2011
0
Mbetet në dy numri i të interesuarve për blerjen e PTK’së

Komisioni vlerësues ka raportuar se nuk është para-kualifikuar asnjë kompani e re në afatin shtesë dhe se edhe më tutje formalisht mbesin dy kompani të para-kualifikuara për privatizimin e PTK-së.

Marre në konsideratë se Telekomi Kroat nuk ka shprehur interesim për vazhdim te procesit, si dhe duke u thirrur në vendimin e Qeverisë dhe Kuvendit të Republikës të Kosovës për një proces konkurrues, të hapur dhe transparent, duke ruajtur interesin nacional  dhe vlerën e aseteve të PTK-së, KQP vendosi që të autorizojë Njësinë Implementuese dhe Këshilltarin e Transaksionit dhe Këshilltarin Strategjik që të analizojnë situatën e re dhe konform bazës ligjore dhe sjelljes me përgjegjësi shtetërore në këtë transaksion t’i ofroj KQP-së një plan për hapat e mëtutjeshëm në procesin e privatizimit të PTK-së. 

Qeveria e Kosovës dhe KQP gjithnjë janë të përkushtuara për funksionalizimin e ekonomisë se tregut, për reformën strukturale ekonomike, në përshtatje me planin e veprimit për zhvillim ekonomik, por gjithnjë duke zbatuar parimin e ruajtjes se vlerës se asteve të Republikës se Kosovës, dhe konkurrencën e cila në kushtet e ekonomisë së tregut rezulton me vlera reale të transaksioneve.

LEXO EDHE:  Bitcoin duhet të rregullohet thonë deputetët Britanikë

Lajmet e fundit>