Siguri

Mbi 1.5 milionë karta krediti të vjedhura

Publikuar , 04 Prill 2012
0
Mbi 1.5 milionë karta krediti të vjedhura

Gjatë javës së kaluar, Brian Krebbs, zbuloi që Visa dhe Mastercard ishin duke iu treguar bankave amerikane për hakimet e ndodhura në kartat e kreditit. Ndërmarrjet ishin duke i informuar institucionet që një përpunues i pambrojtur i pagesave ishte duke ua mundësuar kriminelëve kibernetikë sigurimin e të dhënave të lidhura me një numër të kartave të kreditit. Përpunuesit e prekur besohej që ishin vendosur në garazhet e vendosura rreth qytetit të Nju Jorkut. Pak kohë pasi doli raporti, Visa paraqiti një deklaratë që e pranonte këtë prishje. Në atë kohë, Krebsbs citon PSCU duke thënë që numri i përgjithshëm i të gjitha kartave të kreditit të vjedhura ishte mbi 50,000.

“Ne jemi duke bërë një përparim të shpejtë drejt përmbylljes së kësaj çështje,” tha shefi ekzekutiv i Global Payments, Paul R. Garcia. “Ne jemi të hapur për biznes dhe të vazhdojmë të përpunojmë transaksionet për të gjitha brendet e kartave.”

Garcia pranoi që numrat e llogarive të kartave të kreditit ishin vjedhur dhe numri i përgjithshëm ishte mbi 1.5 milionë sosh. Sidoqoftë, sipas Global Payments, emrat, adresat dhe numrat e sigurimit shoqëror që iu përkasin atyre llogarive mbesin të mbrojtura./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Softueri i ri i Facebook fshin 8.7 milion imazhe të lakuriqësisë së fëmijëve

Lajmet e fundit>