Lajmet

Mbi 100 shtojca të Chrome kanë gjurmuar përdoruesit

Nga: PCWorld
Publikuar , 23 Qershor 2020
0
Në fillim të muajit Shkurt Google eliminoi 500 shtojca me maluerë pasi u zbulua se gjurmonin aktivitetin e përdoruesve në ueb. Mbi 100 shtojca të Chrome kanë gjurmuar përdoruesit

Google ka eliminuar 111 shtojca nga Chrome Web Store pasi u zbulua se ilegalisht kishin grumbulluar informacione të ndjeshme të përdoruesve si pjesë e një fushate globale që kishte vënë në shënjestër sektorë të naftës e gazit, financës dhe shëndetit.

Awake Security zbuloi këtë fushatë duke thënë se të gjitha shtojcat lidheshin me një regjistrues të vetëm domaini, Galcomn.

Shtojcat silleshin sikur të ishin mjete konvertimi të skedarëve nga një format në tjetrin, apo mjete sigurie të cilat ju mbronin gjatë shfletimit në ueb.

Në total ato ishin shkarkuar mese 33 milionë herë në 3 muajt e fundit përpara se Awake Security të kontaktonte me Google në muajin Maj.

Në përgjigje të raportit, gjiganti i kërkimit eliminoi të gjitha shtojcat problematike. Shtojcat mashtruese kanë qenë gjithë një problem në Chrome Web Store.

Në fillim të muajit Shkurt Google eliminoi 500 shtojca me maluerë pasi u zbulua se gjurmonin aktivitetin e përdoruesve në ueb.

Raportin e plotë rreth shtojcave problematike e gjeni në këtë lidhje. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Funksioni i ri i Instagram është ajo çfarë kemi nevojë gjatë izolimit të COVID-19