Blog

Mbi 300 të arrestuar në mbarë botën nën akuzën e pornografisë së fëmijëve

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 17 Tetor 2019
0
Agjencia Kombëtare për Krim në Mbretërinë e Bashkuar tha se arrestimet, mes tjerash, janë bërë në Britani, Irlandë, Amerikë, Kore të Jugut, Gjermani, Spanjë, Arabi Saudite, Emirate të Bashkuara Arabe, Çeki dhe Kanada. Mbi 300 të arrestuar në mbarë botën nën akuzën e pornografisë së fëmijëve

Mbi 300 njerëz u arrestuan pas mbylljes së një prej “ueb-faqeve më të mëdha në botë për pornografi të fëmijëve”, thanë hetuesit britanikë.

Ueb-faqja ka pasur mbi 200,000 video, të cilat janë shkarkuar më shumë se një milion herë.

Ajo është mbyllur vitin e kaluar, pasi autoritetet në Mbretërinë e Bashkuar kanë zbuluar ekzistencën e saj.

Por, të mërkurën, zyrtarët britanikë njoftuan se 337 përdorues të dyshuar janë arrestuar në 38 vende.

Agjencia Kombëtare për Krim në Mbretërinë e Bashkuar tha se arrestimet, mes tjerash, janë bërë në Britani, Irlandë, Amerikë, Kore të Jugut, Gjermani, Spanjë, Arabi Saudite, Emirate të Bashkuara Arabe, Çeki dhe Kanada shkruan Radio Evropa Lirë.

Pronari i ueb-faqes, Jong Woo Son, 23 vjeç, aktualisht ndodhet në burg në Korenë e Jugut.

Ueb-faqja, e quajtur Welcome to Video, drejtohej nga Koreja e Jugut dhe kishte gati tetë terabajt përmbajtje.

Prokurorët thanë se faqja ka ofruar video të akteve seksuale që përfshinin fëmijë, foshnje dhe të vegjël dhe u ka kërkuar përdoruesve të mos ngarkonin video që paraqesin pornografi vetëm për të rriturit.

Ueb-faqja është mbyllur nga një task forcë ndërkombëtare – që përfshinte agjenci nga Mbretëria e Bashkuar, SHBA-ja, Koreja e Jugut dhe Gjermania – pasi ka operuar për tre vjet. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Hakerët rusë kanë synuar të diskreditojnë hetimet në SHBA

Lajmet e fundit>