Lajmet

Mbi 500 aplikacione mobile përdorin sot termin “metaverse”

Nga: PCWorld
Publikuar , 03 Shkurt 2022
Vetëm App Store dhe Google Play hostuan 86 aplikacione të reja gjatë periudhës Nëntor 2021 – Janar 2022 me termin e ri. Mbi 500 aplikacione mobile përdorin sot termin “metaverse”

Një metaverse i vërtetë ende nuk ekziston por kjo nuk ka penguar ata që merren me marketing të adoptojnë këtë term të ri si mënyrë promovimi për aplikacione dhe lojërat e tyre në dyqanet e aplikacioneve.

Sipas të dhënave të publikuara nga Sensor Tower, ekziston 552 aplikacione që kanë termin “metaverse” në titujt apo përshkrimet e tyre në përpjekje për të fituar vëmendjen e konsumatorëve.

Vetëm App Store dhe Google Play hostuan 86 aplikacione të reja gjatë periudhës Nëntor 2021 – Janar 2022 me termin e ri.

Po gjatë kësaj periudhe Facebook zbuloi planet e mëdha të metaverse, konkretisht më 28 Tetor. Deri në fund të Nëntorit, 29 aplikacione ishin përditësuar me termin e ri.

Crypto, NFT, AR dhe VR janë terma të tjerë që po përdoren masivisht krahas metaverse. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  iOS 16 mund të sjellë ndryshime radikale për njoftimet