Lajmet

Mbi gjysma e pajisjeve me Android me dobësi në siguri

Publikuar , 15 Shtator 2012
0
Mbi gjysma e pajisjeve me Android me dobësi në siguri

Sipas një raporti nga ndërmarrja e sigurisë Duo Security, më shumë se gjysma e pajisjeve me sistemin Android janë të prekshme nga dobësitë e njohura të sigurisë.

Këto dobësi mund të shfrytëzohen nga aplikacionet keqdashëse për të fituar qasje të plotë në sistemin operativ dhe të dhënat e ruajtura në të.

Ky përfundim është bazuar në skanimet e kryera gjatë muajve të kaluara me X-Ray, që është një vegël pa pagesë për vlerësim të prekshmërisë së Androidit nga Duo Security.

X-Ray skanon pajisjet për dobësitë e njohura që mundësojnë përshkallëzime të privilegjeve që ekzistojnë në versione të ndryshme të sistemit operativ mobil.

“Që kur lëshuam X-Ray, ne tashmë kemi grumbulluar rezultate nga mbi 20,000 pajisje Android në mbarë botën,” tha në një postim në blog gjatë ditës së merkur, hulumtuesi i sigurisë, Jon Oberheide, i cili është bashkëthemelues dhe CTO i Duo Security.

Dobësitë në privilegje mund të shfrytëzohen me dëshirë nga përdoruesit në mënyrë që të fitohet qasja e administratorit (root) në pajisjet e tyre dhe, për shembull, me të mund të bëhet zëvendësimi i aplikacioneve të instaluara nga prodhuesi i pajisjes me një të ndryshuar.

Sidoqoftë, ato mund të shfrytëzohen edhe nga sulmet keqdashëse me qëllim të keqpërdorimit dhe kanë qenë shumë raste të dokumentuara të sulmit keqdashës në Android që ka futur shfrytëzues të qasjes root gjatë viteve. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Mozilla lançoi Firefox 63, sjell mbrojtje më të mirë nga gjurmimi në ueb

Lajmet e fundit>