Analiza

Mbikëqyrjet masive vështirë të largohen pas pandemisë thonë ekspertët

Nga: PCWorld
Publikuar , 14 Prill 2020
0
Mbikëqyrjet masive vështirë të largohen pas pandemisë thonë ekspertët

Pandemia e koronavirusit na ka çuar drejt një rritjeje të paprecedentë mbikëqyrjes dixhitale, shprehen të shqetësues hulumtuesit dhe avokatët e privatësisë në mbarë botën, me miliarda njerëz që përballen me monitorim i cili mund të mos largohet pasi të ketë përfunduar e gjitha kjo.

Qeveritë në të paktën 25 vende kanë implementuar programe masive për gjurmimin e njerëzve, aplikacione për të regjistruar kontaktet personale me të tjerë, rrjete CCTV pajisur me teknologjinë e njohjes së fytyrës, skema lejesh për të dalë dhe kthyer në shtëpi dhe dronë për të imponuar regjimet e izolimit social.

Metodat janë adoptuar nga shtete autoritete e vende demokratike dhe kanë hapur tregje të reja për kompanitë të cilat grumbullojnë, shesin dhe analizojnë të dhëna private.

Një prej ekspertëve më në zë të botës rreth mbikëqyrjes përmes smartfonëve ka thënë se pandemia ka krijuar një 9/11 në steroide që mund ti hapë rrugë abuzimeve me pushtetin.

Shumica e këtyre masave nuk kanë një klauzolë përfundimi. Ata mund të vendosin themelet e asaj që sot e tutje mund të konsiderohet normalitet,” thoshte Ron Deibert i cili drejton Citizen Lab në Universitetin e Toronto për the Guardian shkruan PCWorld.al.

Mendoj se duhet të tregohem sa më vigjilentë për tu siguruar se masat e sigurisë të implementuara janë të duhurat për të shkak të mundësisë së abuzimit ekstrem me pushtetin që mund të lindë prej tyre.”

Në Kinë, qindra miliona kanë instaluar aplikacion të detyrueshme të cilat përcaktojnë fashat e jeshile, verdhë dhe kuqe për të udhëtuar ose larguar nga shtëpia.

Në Evropë disa prej qeverive me ndërgjegjen më të lartë rreth privatësisë po përdorin të dhëna nga operatorët e telekomunikacionit, të fluturojnë në qiej dronë dhe të kopjojnë aplikacione Aziatike për gjurmimin e kontakteve mes njerëzve.

Në SHBA, Apple dhe Google thanë se do të hapin sistemet e tyre operative mobile për aplikacione të ngjashme të cilat punojnë në iPhone dhe Android.

LEXO EDHE:  SpaceX rikthehet në hapësirë, dërgon më shumë satelitë interneti

Moska, një qytet prej 12 milionë banorësh, do tu kërkojë qytetarëve të përdorin kode QR për të udhëtuar nëpër rrugë e madje synon të aplikojë një sistem mbikëqyrjeje prej 100,000 kamerash me teknologjinë e njohjes së fytyrës për të imponuar skemat e izolimit.

Në Indi, autoritetet lokale po eksperimentojnë me zgjidhje të ndryshme që nga aplikacionet mobile për gjurmim, tek selfie me informacion vendndodhjeje dhe publikim të adresave të pacientëve me koronavirus.

Me lulëzimin e metodave të mbikëqyrjes dixhitale, një numër iniciativash globale kanë fituat terren rreth botës.

“Nuk është një problem vetëm me regjimet autoritare. Po ndodh në mbarë botën,” shprehej Samuel Woodhams, udhëheq i të drejtave dixhitale pranë startupit Top10VPN në Londër. Ky startup ka përpiluar një indeks të masave të mbikëqyrjes lidhur me shpërthimin e pandemisë së koronavirusit. “Shumë teknologji që po shohim janë të ngjashme dhe alarmuese.”

Anulimi i këtyre masave ekstreme të mbikëqyrjes do të varet e gjitha tek publiku. “Kriza ka treguar se teknologjia negative mund të shfaqet në botë, përfshirë edhe në Perendim,” tha Artem Kozlyuk, drejtor i grupit të të drejtave të internetit Roskomsvodoa. Ky grup ka publikuar një gjurmues global të sistemeve të mbikëqyrjes quajtur Big Brother.

“Por ne dyshojmë se këto masa janë më shumë nën kontroll nga publiku në Perendim sesa në vend jo-demokratike.”

Izrael, me një reputacion për teknologjinë e grumbullimit të informacioneve nga shteti dhe firmat private, ishte ndër të parët që implementoi mbikëqyrjen në mbarë vendin duke filluar me gjurmimin e smartfonëve mbështetur nga kryeministri Netanjahu. Ligjvënësit nga ana tjetër kundërshtuan një propozim të ministrit të mbrojtjes Naftali Bennett për të përfshirë sektorin privat në analizimin e të dhënave dhe më vonë u mësua se ishte kompania famëkeqe NSO Group.

Bennett kishte propozuar për disa cicërimave në Twitter një sistem vlerësimi nga 1 deri tek 10 për mundësinë që të jenë infektuar me koronavirusin bazuar në lëvizjen e tyre dhe faktorë të tjerë.

LEXO EDHE:  Kompania e cila prodhon procesorë telefonësh premton 5G për modelet e rangut e mesëm vitin e ardhshëm

Izraeli nuk është duke përdorur një sistem të NSO por njerëz të afërt me çështjen thonë se disa qeveri vendesh po e bëjnë.

Një zëdhënës i NSO kishte thënë se “të dhënat e kërkuara nga sistemet për mbikëqyrjen e koronavirusit janë statistikore dhe jo të dhëna personale.”

Aktivistët gjithashtu kanë paralajmëruar se fokusimi në masa mbikëqyrëse mund të reduktojë resurset e disponueshme për sistemet shëndetësore të cilat gjithmonë duhet të kenë prioritet që nga përmirësimi i testimeve tek furnizimi i spitaleve me pajisje mjekësore.

“Një teknologji e tillë mund të duket e mirë në letër por nga ana tjetër po minon përpjekjet për të luftuar sëmundjen në një periudhë afatgjatë,” tha Edin Omanovic, drejtor pranë organizatës Britanik Privacy International.

Aplikacionet për gjurmimin e kontakteve nëse njerëz kanë qenë nën shoqërinë e një të infektuarit, fillimisht dolën nga Azia. Hong Kongu hodhi në qarkullim rripa fitnesi për hyrjet nga jashtë vendit të cilët lidheshin me aplikacionin StayHomeSafe për të regjistruar një adresë karantine. Aplikacioni tjetër TraceTogether përdore Bluetooth për të mësuar nëse dikush ka qenë në distancë prej më pak se 2 metër me një të infektuar me Covid-19 për më shumë se 1 orë. Shumë vende kanë kopjuar këtë qasje.

Aplikacione të tilla kanë qenë efektive në Korenë e Jugut ku janë përdorur GPS, CCTV dhe rekordet e kartave të kreditit për të paralajmëruar viktimat e dyshuara nga sëmundja. Por suksesi i vendit nuk do të kishte qenë i mundur pa testimin në masë.

Adoptimi i aplikacioneve të tilla dhe masave të ngjashme të mbikëqyrjes elektronike janë bërë shqetësimi numër 1 në Bruksel ndërsa të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë nën kërcenim.

Autoritetet në Poloni, Holandë, Spanjë, Irlandë dhe Britani kanë shprehur interesin e tyre për të lançuar aplikacione mobile që gjurmojnë të infektuarit me virus.

LEXO EDHE:  Bashkimi Evropian do të ndalojë përdorimin e teknologjisë së njohjes së fytyrës në hapësira publike

Sekretari Britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock, publikoi të Dielën planet për një aplikacion që përdor teknologjinë Bluetooth dhe që paralajmëron përdoruesit nëse kanë qenë pranë një njeriu të infektuar me koronavirus. Ministri Holandez i Shëndetësisë javën e kaluar tha se 60% e popullsisë duhet të shkarkojnë një aplikacion të ngjashëm në mënyrë që të jetë efektiv.

 

Operatorët e telekomunikacionit në Itali, Spanjë dhe vende të tjera të BE-së kanë publikuar “harta nxehtësie” për lëvizjes së përdoruesve duke argumentuar se informacionet e servirura janë anonime dhe brenda rregullave të GDPR.

Komisioneri i fundit Britanik në BE, Julian King ishte shprehur në Bruksel se ndihej i shqetësuar për mungesën e debatit se çfarë shoqërie duam dhe çfarë vlerash i konsiderojmë të shtrenjta.

Në Rusi, kriza ekspozoi potencialin e vendin për mbikëqyrje masive dixhitale por edhe disa prej limiteve të tij. Zyrtarët muajin e kaluar thanë se do të përdorni aplikacionet mobile, kamerat CCTV me teknologjinë e njohjes së fytyrës, kodet QR, telefonët celularë dhe kartat e kreditit për të mbikëqyrur njerëzit në kuadër të pandemisë së Covid-19. Këtë opozita e quante “cybergulag.”

Shkeljet e karantinës kryesisht po ekspozohen nga mbikëqyrje fizike, patrulla policia dhe bllokime rrugësh. Sisteme të sofistikuara të mbikëqyrjes do të ishin tejet të kushtueshme për shumë vende të botës. Në Tartarstan, një sistem lejesh përmes SMS ishte i ngjashëm me një aplikacion parkimi duke sugjeruar se qeveria e vendit e kishte adaptuar.

Kur Moska lançoi sistemin QR këtë javë, uebsajti ra menjëherë dhe ashtu qëndroi gjatë të Hënës. Avokatët e privatësisë thonë se të dhënat personale të vendosur në sistem mund të mos ngelen të sigurta. “Edhe sikur ky sistem tu punojë, unë nuk kam fare besim se të dhënat do të mbeten private,” tha një hetues Rus. /PCWorld Albanian