Lajmet

MBP dhe PTK nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Publikuar , 07 Korrik 2010
0
MBP dhe PTK nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, përmes së cilës do të konkretizohet funksionalizimi i komunikimit më të mirë për të gjitha institucionet e sigurisë që kanë të bëjnë me Ministrinë e Punëve të Brendshme, ministri Rexhepi theksoi se “ju e dini që kohë më parë kemi bërë një Memorandum të bashkëpunimit me Post-Telekomin e Kosovës, të cilët na kanë bërë lehtësime për Ministrinë tonë me kabllot fibroptike, që të kemi një qasje shumë më të shpejtë në shërbimet tona me lehtësimet që brenda rrethit të jetë çmimi i impulsive shumë më i vogël edhe për Agjencionin e Policisë së Kosovës, por edhe përgjithësisht të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Në vazhdën e konkretizimit dhe implementimit, tash kjo marrëveshje po realizohet dhe ky bashkëpunim zgjerohet edhe më tutje, pasi edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës të komunitetit serb kanë interesim të madh për shkak edhe të çmimeve dhe racionalitetit që jep ky bashkëpunim.

Natyrisht që komunikimi përmes radiolidhjeve ka mundësi që të përgjohet më lehtë, ndërsa përmes telefonave celularë me çmime minimale komunikimi mes pjesëtarëve të Agjencionit të Policisë do të jetë shumë më efikas dhe më i sigurtë. Që të gjitha këto shkojnë në favor edhe të rritjes së efikasitetit të punës së Ministrisë së Punëve të Brendshme, por edhe me çmime minimale dhe ne si zakonisht kemi patur përkrahje nga PTK-ja, e cila i ndihmon institucionet e Kosovës.

Duhet të paralajmëroj edhe për një mundësi të një bashkëpunimi më të ngushtë të një memorandumi që pritet të realizohet midis Agjencionit të Regjistrimit Civil. Deri tash dërgimi i pasaportave për qytetarët është bërë përmes zyrave komunale të regjistrimit civil, që është dashur të vijnë automjetet dhe punëtorët që kanë punuar dhe kanë humbur kohë duke patur shpenzime shumë më të mëdha.

LEXO EDHE:  Ja sa do të reduktohen tarifat roaming me vendet e Ballkanit pas 1 Korrikut

Meqë PTK është furnizuar me automjete të reja dhe kanë kapacitet që kjo të jetë e dobishme ku do të shtohen punët për PTK-në dhe njëkohësisht njëjtë do të na zvogëlohen shpenzimet dhe do të rritet efikasiteti dhe shpejtësia e dorëzimit të pasaportave deri te aplikuesi.

Shyqri Haxha, shef Ekzekutiv i PTK-së tha në fjalën e tij se “ky është hapi i parë i implementimit të Marrëveshjes së mirëkuptimit. Ne si PTK do t’i ofrojmë të gjitha shërbimet, të cilat MPB-së i nevojiten. Bëhet fjalë për rreth 8 mijë konsumatorë të operatorit “Vala” dhe është e pamundur që të luftohet krimi apo dukuritë negative pa një standard të lartë të teknologjisë informative, të cilën tash e tutje PTK do t’ia ofrojë MPB-së”, theksoi z. Shyqri haxha, shef Ekzekutiv i Post-Telekomit të Kosovë

Lajmet e fundit>