Vëzhgim

Mbreti është rrëzuar: Samsung tejkalon Apple

Publikuar , 28 Tetor 2011
0
Mbreti është rrëzuar: Samsung tejkalon Apple

Derisa Samsung nuk lëshoi numra të saktë, analisti nga Guardian, Jae Lee, foli për Daiwa Securities, i cili vlerëson që Samsung shiti rreth 28 milionë telefona në çerekun e tretë të këtij viti. Në të njëjtën kohë, Apple shiti vetëm 17 milionë telefona, megjithëse paraqet një ngritje në krahasim me shitjet që i kishte Apple para një viti.

Me ndihmën e Samsung Galaxy S II, pa dyshim, biznesi për telekomunikacioni i ndërmarrjes Samsung theu rekordet gjatë këtij çerekviti me 13.5 miliardë dollarë përfitime, që paraqet një ngritje për 37% në krahasim me vitin e kaluar. Një zëdhënës nga Samsung tha që shitjet e smartphone-ëve janë katërfishuar në krahasim me çerekun e kaluar, me rritjen e përgjithshme prej 20%.

CEO i Apple, Tim Cook, ka bërë disa plane të mëdha për çerekun e ardhshëm të vitit për ndërmarrjen, duke parashikuar numër rekord të shitjeve të produkteve iPhone dhe iPad. Koha do ta tregojë realitetin./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Pse EOS dhe TRON janë më popullorë sesa Ethereum në aplikacionet e decentralizuara

Lajmet e fundit>