Blog

Mbyllen aplikimet në Uplift Albania, më 9 Nëntor shpallen fituesit

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 04 Nëntor 2019
0
Uplift nuk investon në mënyrë direkte në kompani por nëse bëheni pjesë e tij mund të siguroni deri në 50,000 euro investim përmes partnerëve ose 3,000 euro çmim për ekipin më të mirë. Mbyllen aplikimet në Uplift Albania, më 9 Nëntor shpallen fituesit

Një prej akseleratorëve më të njohur në Sllovaki dhe Evropën Qendrore Uplift, i cili do të sillet në Shqipëri falë partneritetit të gjerë të shtëpisë botuese ICTSmedia, mbylli ditën e Diele aplikimet duke i hapur rrugë kështu fazës tjetër të vlerësimit të startupeve që do ti bashkohen.

Mëse 50 aplikime kanë mbërritur nga 6 vende të rajonit dhe 9 industri të ndryshme pranë Uplift Albania.

Uplift është një akselerator i njohur në Sllovaki dhe në Evropën Qendrore themeluar për të mbështetur ekosistemin e startupeve.

Të gjithë startupet të cilët kanë aplikuar pranë Uplift Albania deri më 3 Nëntor në orën 23:59 do të shkojnë në fazën e radhës atë të Boot-kampit të Përzgjedhjes.

Ky takim organizohet ditën e Shtunë më 9 Nëntor dhe do të përzgjedhë startupet që do të ndjekin programin e akselerimit pranë Uplift Albania.

Gjatë boot-kampit, një listë e ngushtë statupesh do të prezantojnë idetë dhe projektet e tyre përballë mentorëve, investitorëve dhe partnerëve të Uplift.

Në fund të ditës mentorët do të zgjedhin startupet të cilat do ti bashkohen Uplift Albania.

Axhenda e Boot-kampit të Përzgjedhjes

8:30 – 8:50 Mbërritja dhe Kafeja

8:50 – 9:00 Prezantimit me Rregulloren e Boot-Kampit

9:00 – 9:30 Fjalë hapëse nga organizatorët

9:30 – 10:00 Çdo startup ka 1 minutë kohë për të prezantuar vetveten përpara grupit

10:00 – 12:30 Workshop në Lean Canvas me në fokus vlerësimin e problemit dhe zgjidhja që ofrojnë startupet për konsumatorët potencialë.

12:30 – 13:00 Dreka

13:30 – 15:30 Mentorim 1 në 1. Startupet mund të zgjedhin mentorët.

15:30 – 16:30 Prezantimet e fundit

16:30 – 17:30 Përzgjedhja e startupeve më të mira për akseleratorin Uplift Albania

LEXO EDHE:  Ekrani revolucionar i OnePlus 7 shfaqet në gjithë madhështinë e tij

Dy ditë pas boot-kampit të përzgjedhjes do të nisë zyrtarisht programi i akselerimit për startupet fituese më 11 Nëntor 2019.

Më 18 Janar 2020 do të bëhet vlerësimi i progresit ndërsa më 20 Janar do të jetë dita e prezantimit Demo-Day.

Startupet do të kenë akses në 50+ ekspertë të industrisë dhe sipërmarrës të suksesshëm në Evropë si dhe akses në investitorë Ballkanik në ditën e prezantimit Demo-Day.

Uplift nuk investon në mënyrë direkte në kompani por nëse bëheni pjesë e tij mund të siguroni deri në 50,000 euro investim përmes partnerëve ose 3,000 euro çmim për ekipin më të mirë.

Mëse 21 mentorë dhe investitorë si Peter Kolesar, Jaroslav Luptak, Michal Laco, Eva Simekova, Mary MacPherson, Martin Kujan, Tomas Penxa, Andrej Petrus, Jules Banning, Igor Madzov, Marek Lavcak, Milan Steskal, Ladislav Kossar, Shkelzen Marku, Patrik Fetahaj, Rafaela Rica, Diana Xhumari, Egzon Halili, Erëmal Bajrami, Arjodita Mustali, dhe Marin Gjonaj do të asistojnë dhe investojnë në startupet që do të bëhen pjesë e Uplift Albania.

Uplift Albania do të mbështesë startupin fitues përgjatë një programi kompleks 4 mujor akselerimi me workshope, sesione rrjetëzimi, trajnim të dedikuar biznesor dhe mentorim 1-në-1.

Lajmet e fundit>