Blog

Mbyllen shkollat në Amerikë për shkak të TikTok

Nga: PCWorld
Publikuar , 17 Dhjetor 2021
Departamenti i Policisë Gilroy të Kalifornisë dhe  llogaria në Twitter e Shkollave Publike të Qarkut Baltimore zbuluan se kërcënimet që përfshinin shkolllat e tyre e kishin origjinën jashtë zonës së tyre, gjë që i bënë ato jo të besueshme. Mbyllen shkollat në Amerikë për shkak të TikTok

Ditën e sotme,17 dhjetor, një numër i madh shkollash në Amerikë kanë pezulluar mësimin dhe shkak kryesor janë bërë disa video ne TikTok dhe disa rrjete të tjera sociale.

Të dhënat e shpërndara në këto platform nuk përmendnin specifikisht shkollat që kërcënohen, por distriktet e Michigan, Uashington, Kaliforni, Teksas, Minesota dhe Misuri nuk kanë ndërmarr risqe dhe kanë mbyllur disa shkolla. Ndërsa pjesa tjetër e autoriteteve në të gjithë vendin janë në vëshgim të situatë për të garantuar sigurinë e nxënësve dhe mësuesve.

Nuk dihet ende nëse këto kërcënime janë të vërteta ose jo, megjithëse sherifi i Misurit tha se edhe pse nuk beson që këto kërcënime janë reale, sërish dëshiron të jetë i përgatitur për cdo gjë.

Ndërsa guvernatori i Nju Xhersit ndahu në rrjetin social Twitter: “Ndërsa nuk dihen kërcënime specifike kundër shkollave të Nju Xhersit, siguria e fëmijëve tanë është prioriteti ynë më i lartë dhe ne do të punojmë ngushtë me organet e zbatimit të ligjit për të monitoruar situatën dhe për të qëndruar të përgatitur.”

Departamenti i Policisë Gilroy të Kalifornisë dhe llogaria në Twitter e Shkollave Publike të Qarkut Baltimore zbuluan se kërcënimet që përfshinin shkolllat e tyre e kishin origjinën jashtë zonës së tyre, gjë që i bënë ato jo të besueshme.

“Ne i trajtojmë kërcënimet e përfolura me seriozitetin maksimal, kjo është arsyeja pse po punojmë me organet e zbatimit të ligjit për të shqyrtuar paralajmërimet për dhunën e mundshme në shkolla, edhe pse nuk kemi gjetur prova të kërcënimeve të tilla që vijnë ose përhapen nëpërmjet TikTok.” , tha ky i fundit në një postim në Twitter. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Windows 11 është falas por me një kosto të lartë

Tags >

TikTok