Biznes

Mbyllet 1 Tetor rrjeti social Path

Sep 17 2018
0 Shpërndarje
Aplikacioni do të largohet në App Store dhe Play Store më 1 Tetor dhe shërbimi nuk do të jetë i aksesueshëm më pas datës 18 Tetor. Mbyllet 1 Tetor rrjeti social Path

Dikur konsiderohej si Facebook i ardhshëm. Bëhet fjalë për Path, rrjetin social i ndërtuar për telefonat mobil me në fokus grupet e vogla.

Ndërsa këto ambicie i përkasin të kaluarës, kompania sot zbuloi një të vërtetë të dhimbshme: rrjeti social do të mbyllet.

Aplikacioni do të largohet në App Store dhe Play Store më 1 Tetor dhe shërbimi nuk do të jetë i aksesueshëm më pas datës 18 Tetor.

Të gjitha kanalet do të kenë të njëjtin fat pas datës 15 Nëntor.

Themeluar në San Francisco nga një ish ekzekutiv i Facebook, Path nisi rrugëtimin në 2010-ën duke tërhequr financime prej 70 milion dollarësh nga emra të mëdhenj si Salesforce, Index Ventures, Dustin Moskovitz dhe Greylock Partners.

Path ishte ndryshe nga rrjetet e tjera social. Kontaktet që mund të krijonit ishin të limituara në 50 për që më pas shkuan në 500.

Në një pikë Path thoshte se numëronte mbi 10 milion përdorues të regjistruar. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>