Lajmet

Mbyllet aplikacioni Facebook Gaming

Nga: PCWorld
Publikuar , 31 Gusht 2022
Meta gjithashtu do tu japë përdoruesve një shans për të shkarkuar të dhënat duke ju kujtuar se Facebook Gaming nuk do të zhduket plotësisht. Mbyllet aplikacioni Facebook Gaming

Meta ka filluar të njoftojë përdoruesit e aplikacionit Facebook Gaming se së shpejti nuk do të jetë më i disponueshëm. Në njoftimin e dërguar Meta tha se të dy aplikacionet, iOS dhe Android do të ndalojnë së funksionuari më 28 Tetor.

Meta gjithashtu do tu japë përdoruesve një shans për të shkarkuar të dhënat duke ju kujtuar se Facebook Gaming nuk do të zhduket plotësisht.

Përdoruesit tashmë duhet të shkojnë në tabin Gaming në aplikacionin kryesor të Facebook për të ndjekur livestream të krijuesve të preferuar.

Kompania lançoi një aplikacion gaming të dedikuar në 2020-ën për të konkurruar me Twitch dhe YouTube. Meta dizajnoi aplikacionin duke vënë theksin tek përmbajtjet e transmetuesve dhe bisedat në grup.

Por nuk shpjegoi se pse ka vendosur të mbyllë aplikacionin. Vitin e kaluar kompanitë analitike e vendosnin Facebook Gaming vetëm pas Twitch për orët e shpenzuara duke parë transmetimet live në platformë.

/PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Facebook rrezikon një gjobë 3 miliardë dollarë për krijimin e një "grafiku social"