Blog

Mbyllet ExtraTorrent, ndjek fatin e Torrentz dhe KickassTorrents

Publikuar , 22 Maj 2017
0
Edhe pse mund të mos e marrim vesh asnjëherë shkakun e mbylljes, mund të themi se duhet të ketë qenë presioni ligjor që ka ndikuar në këtë vendim. Mbyllet ExtraTorrent, ndjek fatin e Torrentz dhe KickassTorrents Photo Source: ExtraTorrent

ExtraTorrent u mbyll përgjithnjë. Rrjeti i dytë më i madh në botë i torrenteve pas The Pirate Bay, i njohur gjerësisht për përmbajtjet masive të shkarkueshme nga protokolli BitTorrent, nuk do të rikthehet më thanë krijuesit e tij.

Sajti u mbyll pa asnjë shpjegim. Administratorët e ExtraTorrent nuk dhanë asnjë paralajmërim dhe thjeshtë e mbyllen sajtin duke lënë pas një mesazh të shkurtër ku thuhej se të gjitha të dhënat do të fshiheshin.

ExtraTorrent është mbyllur përgjithnjë.

ExtraTorrent është offline. Do të fshijmë të dhënat përgjithnjë.

Qëndroni larg uebsajteve të rreme të ExtraTorrent dhe kloneve të saj.

Faleminderit të gjithë mbështetësve dhe komunitetit të torrenteve.

17 Maj, 2017

Edhe pse mund të mos e marrim vesh asnjëherë shkakun e mbylljes, mund të themi se duhet të ketë qenë presioni ligjor që ka ndikuar në këtë vendim.

Ose administratorët janë kërcënuar ose janë lodhur duke u fshehur. Të gjitha domainet e Extratorrent si extratorrent.cc, extratorrent.one dhe extra.to shfaqnin të njëjtin mesazh.

Megjithatë ky nuk është sajti i parë i torrenteve që mbyllet. Torrentz dhe KickassTorrents kanë patur të njëjtin fati. Ky i fundit u mbyll pas arrestimit të themeluesit të saj vitin e kaluar. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Asus prezanton tre monitor gjigandesk lojërash

Lajmet e fundit>