Lajmet

Mbyllet me sukses “Albanian ICT Awards II”, shpallen fituesit

Publikuar , 26 Prill 2014
0
Mbyllet me sukses “Albanian ICT Awards II”, shpallen fituesit

[youtube id=”jJicgotReg4″]

Në një Natë Gala, ashtu si tradita e edicionit të kaluar, “Albanian ICT Awards II” u mbyll me sukses duke kurorëzuar edhe fituesit për pesë kategoritë e çmimeve. Në këtë eveniment dhe ceremoni të veçantë nderuan me pjesëmarrjen e tyre kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Harito, ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla, Bernard Nikaj, ministër i Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Mimoza Kusari (Lila), kryetare e Komunës së Gjakovës, përfaqësues të botës akademike, biznesit, artit dhe medias. Këtij eventi nuk mund t’i mungonin inovatorët, sidomos ata më të  spikaturit e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në gjithë hapësirën mbarë shqiptare, si ekspertë, menaxherë, përfaqësues të botës akademike dhe sipërmarrës të suksesshëm në sektorin e ICT-së.  Fjalën e hapjes e mbajti njëri ndër themeluesit e “Albanian ICT Awards II”, Kushtrim Shala. 

O

Radha më pas do vinte momenteve të shumëpritura, pikërisht ndarjes së çmimeve dhe siparin e tyre e hap kryeministri Rama, i cili, i shoqëruar edhe nga ministrat e kabinetit të tij, vlerësoi lart punën e bërë nga “Albanian ICT Awards”, duke e quajtur një investim në vetvete në brendinë e këtij revolucioni për t’i folur të ardhmes me kurajë aty ku të tjerët shohin thjesht dhe vetëm të tashmen. E për t’iu drejtuar të gjithë hapësirës shqiptare, duke i rikujtuar se inovacioni është një vlerë themelore e një kohe tërësisht të re të komunikimit e se në fakt bota është vetëm një fshat global.

“Besoj se zhvillimet në teknologji, dhe veçanërisht në teknologjinë e informacionit dhe të komunikimit janë si një revolucion, po aq formësues e transformues, për shoqërinë tonë.  Unë dua t’i përgëzoj sinqerisht iniciatorët dhe realizuesit e kësaj nisme sepse dëshmojnë për një Shqipëri tjetër. E tek Shqipëria tjetër nuk kam parasysh vetëm Shqipërinë këtu ku jemi mbledhur sot, por edhe Shqipërinë matanë, siç e quante Dritëro Agolli Kosovën, tanimë ka lindur dhe rritet e bashkuar në rrjetin e mirënjohur ndërkombëtar të çmimeve të teknologjinë e komunikimit dhe informacionit që organizohen edhe këtu, njësoj, siç organizohen në Evropë dhe në SHBA”, u shpreh ndër të tjera kryeministri Rama gjatë fjalës së tij.

LEXO EDHE:  Edicioni i 7-të i ICT Awards zbuloi më të mirët e kombit në teknologji

Në fund të fjalës së tij kryeministri Rama dorëzoi çmimin Ylli në Ngritje i Vitit që u fitua nga Evis Hoxha. Kelvin Çobanaj, u rendit në vendin e dytë për kategorinë Ylli në Ngritje i Vitit, ndërsa në vendin e tretë Frenci Rakipi. 

UW7A2077

“Tani që jemi në vitin e dytë të ICT Awards, një eveniment mbarëkombëtar jo vetëm që u kthye në një skenë të adhuruar dhe të shumëpritur nga talentet e kësaj fushe, por po merr përmasa të një mbështetje serioze si nga bizneset private ashtu edhe nga sektori publik dhe qeverisës”, u shpreh Shala ndër të tjera në fjalën e tij.

UW7A1910

Mes një atmosfere entuziaste vazhdoi edhe shpërndarja e çmimeve të tjera. NickFrydas, provost i University of NewYork Tirana dha çmimin e Diplomës së Vitit, që u fitua nga Lum Zhaveli, ndërsa Klaudio Dervishaj mori çmimin e dytë dhe Erjon Paçarizi çmimin e tretë.

ICTAII_DiplomaiVitit_UNYTFrydas_LumZhaveli

Çmimi TIK Akademiku i Vitit shkoi për profesoreshën e nderuar Kozeta Sevrani, çmim ky që iu dorëzua nga drejtoresha e Fondacionit mediatik “Dritan Hoxha”, ndërsa Elinda Kajo mori çmimin dhe Sokol Kosta çmimin e tretë.

ICTAII_AkademikuiVitit_VjollcaDako_KozetaSevrani

Ndërsa çmimi TIK Inovacioni i Vitit shkoi për Todi Thanasin, çmim që iu dorëzua nga ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Harito, kurse Eridon Hysendhima dhe Besim Dida u renditën në vend të dytë dhe të tretë.

TIK Mobliteti i vitit u fitua nga Mentor Paçarada dhe u dha nga kryetarja e komunës se Gjakovës Mimoza Kusari (Lila), vendi i dytë u fitua nga Besnik Rama, ndërsa në vendin e tretë për këtë çmim u shpall fitues Erion Çuni.

ICTAII_MobilitetiiVitit_MimozaKusari_MentorPacarada

Kjo atmosferë ndarjesh çmimesh u shoqërua edhe me fjalime të veçante nga personalitetet e ftuara në këtë event. Midis tyre ishte Prof.Dr. Petraq Papajorgji, i cili ka kryesuar panelin e jurisë së “Albanian ICT Awards II”. “Transparenca, profesionalizmi dhe objektiviteti kanë qenë parimet e vlerësimit te projekteve të paraqitura. Ju siguroj se disa herë nuk ka qenë e lehtë të përcaktohej fituesi, në disa kategori ka pasur punime shumë të mira, të paraqitura me profesionalizëm të vërtetë. Juria, në të tilla raste, është kthyer tek vlerësimi i dokumentacionit e të përshkimit teknik të projektit. Duke shprehur mendimin e jurisë, dëshiroj të theksoj se në tërësi kemi qenë të befasuar për mirë me nivelin teknik dhe përmbajtjen sociale të punimeve”, u shpreh Papajorgji në fjalën e tij.

LEXO EDHE:  Gmail në Android pasurohet me Smart Compose

Gjithashtu pjesë e mozaikut të fjalimeve ishin edhe ministrja Harito, Nikolla, kryetarja e komunës së Gjakovës Kusari (Lila), ekspertë të TIK-ut në hapësirën shqiptare, drejtoresha e Fondacionit mediatik “Dritan Hoxha”, Vjollca Dako, ndërsa në emër të stafit editorial të ICTSmedia-s dhe mediumeve të saj përshëndeti Fatjon Cuka.  

Konkursi mbarëkombëtar “Albanian ICT Awards II” tashmë është kthyer në një institucion të vlerësimit të gjithë atyre talenteve shqiptarë në sektorin e ICT-së, në promovimin dhe mbështetjen e tyre për të ecur në rrugën e bukur të inovacionit dhe kreativitetit. Pas një udhëtimi të gjatë nëpër qytetet e Shqipërisë dhe Kosovës, por edhe në institucionet akademike dhe shtetërore “Albanian ICT Awards II”, arriti të tërheqë kureshtjen dhe interesin e qindrave të rinjve, por jo vetëm, të cilët patën në dispozicion rreth dy muaj kohë për të dorëzuar aplikimet e tyre për pesë kategoritë e çmimeve.

  UW7A2026

Me mirënjohje u nderuan edhe Klodian Zyberi dhe Ali Krasniqi, me motivacionin “Për kontributin e shquar, merita të dalluara dhe arritje të larta në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, rrespektivisht për modernizimin e sistemeve për institucionet “CEZ Shpërndarje” dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”.

UW7A1844

Ky event pati edhe mbështetjen mediatike nga Top Channel, por edhe media të tjera si  në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë. Sponsor të tjerë të këtij eventi ishin Fondacionini Mediatik “Dritan Hoxha”, Raiffeisen Bank, që garanton çmimet financiare për fituesit,  University of New York Tirana që siguron bursa universitare dhe pas universitare për fituesit e kategorive, A.U.K, kompanitë Albvision dhe Albsoft për mbështetjen e dhënë gjatë këtyre dy edicioneve, Abcom, Abissnet, Microsoft, Tirana Business Park, Digitalb, EasyPay, The Post Academy si dhe partnerët Ministria për Inovacionin dhe Administratën Publike, Ministria e Arsimit dhe Sportit, AITA dhe Gjakova Inovation Center. (ICTSmedia/PCWorld Albanian). (Të drejtat e disa fotografive Blerta Kambo/KM)

LEXO EDHE:  Si do të ndryshojë 5G-ja jetët tona?

Lajmet e fundit>