Lajmet

Mbyllet një prej tregjeve të zeza online më të mëdha në botë

Nga: PCWorld
Publikuar , 08 Dhjetor 2021
Administratorët shpjeguan do të mbyllnin tregun e zi dhe ky largimi nuk ishte një mashtrim që po i bënin shitësve të faqes. Mbyllet një prej tregjeve të zeza online më të mëdha në botë

Cannazon, një prej tregjeve të zeza online më të mëdha në botë për blerjen sendeve të paligjshme dhe drogës, u mbyll javën e kaluar pasi pësoi një sulm DDoS.

Administratorët shpjeguan do të mbyllnin tregun e zi dhe ky largimi nuk ishte një mashtrim që po i bënin shitësve të faqes.

Ata publikuan një mesazh më 23 Nëntor ku thoshin se Cannazon është offline, kësaj here përgjithnjë.

Uebsajti u godit nga një sulm masiv DDoS në fillim të Nëntori, diçka që nuk është e pazakontë për tregjet e zeza. Administratorët reduktuan numrin e porosive që mund të bëheshin dhe mbajtën një pjesë të tregut offline për të shmangur probleme më të mëdha.

Me mbylljen e Cannazon nuk do të përbërë çudi nëse shohim uebsajte të tjera me të njëjtën adresë Tor që shfaqen dhe zakonisht këto uebsajte operohen nga mashtrues që duan të joshin anëtarët e sajtit të vërtetë.

Klone të rreme të këtyre faqeve shumë të mëdha dhe popullore janë diçka normale. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Intel Core i9-11900K mund Ryzen 5 5950X në GeekBench