Lajmet

Mbyllet Ueb faqja me torrent, Demonoid.com

Publikuar , 08 Gusht 2012
0
Mbyllet Ueb faqja me torrent, Demonoid.com

Demonoid, një nga Ueb faqet më të mëdha të tipit torrent si dhe gjithashtu nga më të përdorurat, është mbyllur nga zyrtarët ukrainas.

Shkatërrimi i Demonoid nuk është ndonjë surpizë aq e madhe, duke patur parasysh sulmin e tipit DDoS që i’u bë dhe e rrëzoi Ueb faqen para një muaji. Fansat e vet shpresuan se ky ishte vetëm një problem i përkohshëm, por me sa duket e kishin gabim.

Sipas një Ueb faqeje të përkthyer në Kommersant, zyrtarë ukrainas e gjetën rrugën deri në ColoCall, qendrën më të madhe të të dhënave online, si dhe shtepinë e Demonoid, ku dhe e mbyllën këtë të fundit.

Konsensusi i përgjithshëm ishte që Demonoid kishtë rënë në paqe me ligjet ukrainase, por çdo gjë shkoi keq kur ShBA-të u përzien në këtë mes. Ata që janë përgjegjës për Ueb faqen janë ende në kërkim, dhe mendohet se janë larguar për në Meksikë.

Për më tepër, Kommersant tha se nuk do të ishtë shumë problem për administratorët e saj ta nxirrnin prapë online atë, thjeshtë duke përdorur serverë të tjerë, por në fakt ngurojnë ta bëjnë një gjë të tillë për shkak të luftës kundër piraterisë që është në rritje kohët e fundit. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  "Dark Mode" vjen edhe në Windows me Chrome 74

Lajmet e fundit>