Lajmet

McAfee lançon një lojë në Ditën Botërore të Fjalëkalimit

Publikuar , 05 Maj 2017
0
Kompania ka krijuar edhe një skaner të kartave të kreditit nëpërmjet kamerës të cilat mund ti ruani në aplikacionin True Key. McAfee lançon një lojë në Ditën Botërore të Fjalëkalimit

McAfee krijoi True Key Game për të festuar Ditën Botërore të Fjalëkalimit. Mund tu duket çudi por firma e sigurisë e di lojërat janë joshëse kryesisht për moshat e reja të cilat duhet të dinë më shumë rreth sigurisë.

Dita Ndërkombëtare e Fjalëkalimit synon të ndërgjegjësojë komunitetet rreth rëndësisë që ka një fjalëkalimi i mirë. Gjithashtu McAfee lançoi shtojcat e reja për Firefox dhe Edge për tu ofruar përdoruesve një eksperiencë më të mirë të True key.

Kompania ka krijuar edhe një skaner të kartave të kreditit nëpërmjet kamerës të cilat mund ti ruani në aplikacionin True Key.

Sa i përket lojës kompania beson do të sensibilizojë përdoruesit rreth sigurisë dhe tu shtojë atyre dituritë rreth fjalëkalimeve dhe identifikimi me shumë faktor. Loja është krijuar nga një punonjës i McAfee. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Dalin në shitje laptopët Samsung Notebook 9 Pen dhe Notebook 9 Pro

Tags >

McAfee
Lajmet e fundit>