Siguri

McAfee: Spam në rënie, malware në rritje

Publikuar , 17 Nëntor 2010
0
McAfee: Spam në rënie, malware në rritje

Raporti i çerekut të tretë të vitit 2010 nga McAfee ka gjetur se pavarësisht se Spam është ende në nivel të lartë, ai po vazhdon të pësoj rënie që është duke vazhduar qysh prej muajit janar, dhe atë në nivel botëror. Me përjashtim të Rusisë, Greqisë, Bjellorusisë dhe Indonezisë, të gjitha shtetet e përcjella nga McAfee treguan një rënie në nivele të spam.

Në anën tjetër, malware ka arritur në nivelin më të lartë deri më sot, dhe sipas kompanisë McAfee janë identifikuar një mesatare prej 60,000 kërcënimesh të pranishme çdo ditë në çerekun e tretë, që është pothuajse katërfish më shumë sesa në vitin 2007. Për vitin 2010, deri më sot McAfee ka zbuluar 14 milion pjesë unike të malware, një milion më shumë sesa në vitin e kaluar.


Kërcënimet tjera, Stuxnet dhe Zeus

Një kërcënim më i sofistikuar që ka arritur majën këtë vit është botneti Zeus, që është dizajnuar të vjedhë informata gjatë transaksioneve bankare. Gjatë çerekut të tretë, Zeus ka zgjeruar paraqitjen duke vënë në cak pajisjet mobile, në veçanti duke tentuar të vjedh SMS mesazhe që dërgojnë dhe miratojnë transaksionet. McAfee gjithashtu ka gjetur një ngritje në fushata me e-mail të lansuara për të shpërndarë botnetin duke dërguar mesazhe që pretendojnë se arrijnë nga FedEX, IRS, Zyra postare në SHBA, etj.

Përveç Zeus, Stuxnet ishte një prej kërcimeve tjera që tërhoqi vëmendje gjatë verës, dhe në veçanti për shkak se ishte një krimb special. Analizat e mëvonshme në shtator treguan se Stuxnet ishte edhe më i rrezikshëm, duke arritur deri në atë nivel që të përdoret si “armë” për të sabotuat fabrika të energjisë dhe të shkaktojë dëmtim fizik tek disa pajisje të caktuara.

LEXO EDHE:  Një problem sigurie në shfletuesin Chrome po përdorej në disa sulme kibernetike

Cutwail, një botnet tjetër, u shtua për 50 për qind në tregun e përgjithshëm në secilin shtet që McAfee ka përcjellë. Lansimi shpërndau sulme DDoS, pastaj u prekën më shumë se 300 faqe të mëdha, duke përfshirë faqe të CIA dhe FBI dhe të bizneseve si Twitter dhe PayPal, etj.

Rrjetet social cak i preferuar për kriminelë

Sipas McAfee rrjetet sociale vazhdojnë të mbesin caku i preferuar për cyber-kriminelë, edhe gjatë çerekut të tretë. AutoRun malware dhe Koobface mund të kenë shfaqur një ndikim më të zbehur në fillim të këtij viti. Por McAfee ka paralajmëruar se KoobFace, që ka një histori me shfaqjeje kohë pas kohe me përdoruesit e Facebook, do të vazhdojë të jetë aktiv gjersa individët apo bizneset të vazhdojnë të lidhen me rrjetet sociale. /pcworld.al

Lajmet e fundit>