Lajmet

McAffe: Rritet numri i maluereve të nënshkruar me çertifikata dixhitale legjitime

Publikuar , 04 Tetor 2013
0
McAffe: Rritet numri i maluereve të nënshkruar me çertifikata dixhitale legjitime

ahackNjë prej studimeve më të fundit të McAffe ka treguar se po rritet ndjeshëm numri i maluereve të nënshkruar me çertifikata dixhitale legjitime që do të thotë se nuk janë të rreme apo të vjedhura.

Fillimisht ato janë zbuluar në vitin 2010 dhe kishin një shkallë përhapjeje 1.3%.

Kjo shkallë filloi të rritej nga viti në vit duke arritur në 2.9% në vitin 2011 dhe 6.6% në vitin 2012. Momentalisht masa e përhapjes është në një nivel relativisht të ulët, megjithatë vihet re lehtësisht se abuzimi i çertifikatave dyfishohet çdo vit.

Sipas të dhënave këto tipe malueresh janë shumë të përhapura në ekosistemin e Android dhe norma e rritjes në të është shumë e lartë. Në vitin 2012 përbënin 7% të gjithë maluerëve të Android ndërsa në ditët e sotme përbëjnë rreth 24%.

Çertifikatat vetë nuk janë të dëmshme pasi ato janë origjinale dhe të siguruara nga një Autoritet Çertifikimi serioz si Comodo apo VeriSign.

Sulmuesi e pajis kodin e dëmshëm të maluerit me një çertifikatë të tillë për të kaluar me sukses testet e identifikimit të programeve të paautorizuara.

Momentalisht McAffe thjesht ka mbledhur të dhënat dhe i ka analizuar ato, për të siguruar informacione të vlefshme që do të ndihmojnë në marrjen e masave dhe gjetjen e një mënyre të re identifikimi të “çertifikatave të abuzuara” duke qenë se skanimi në bazë të nënshkrimit nuk duket të jetë shumë efektiv. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Versioni i ardhshëm i Android do të quhet thjeshtë Android 10

Lajmet e fundit>