Lajmet

McLaren kërkon të punësojë një lojtar për simulatorin e saj të Formula 1

Publikuar , 06 Maj 2017
0
Ekpertët e F1 dhe lojërave do të përzgjedhin gjashtë finalistë. Brown tha se pa më të voglin dyshim fituesi do të jetë pjesë e ekipit të McLaren. McLaren kërkon të punësojë një lojtar për simulatorin e saj të Formula 1

Ekipi i Formula 1 McLaren Honda lançoi një konkurs virtual garimi fituesi i të cilët do të marrë një vend pune në simulatorin e ekipit.

Fituesit do ti ofrohet një kontratë një vjeçare për të ndihmuar kompaninë në përmirësimin e makinës. Drejtori ekzekutiv i kompanisë Zak Brown tha se tashmë është momenti për të lidhur botën e garimit me atë të lojërave në një nivel tjetër.

“Kjo është e vërtetë. Padyshim kërkojmë mbështetje për platformat tona simuluese,” tha Ai. McLaren tha se pjesëmarrësit duhet të tregojnë njohje të inxhinierisë, frymë bashkëpunuese dhe fuqi fizike dhe mendore.

Ekspertët e F1 dhe lojërave do të përzgjedhin gjashtë finalistë. Brown tha se pa më të voglin dyshim fituesi do të jetë pjesë e ekipit të McLaren.

Ekipi fitues i gjashtë titujve në F1 tha se iniciativa i bën ato ekipin e parë të Formula 1 që hyn në botën e e-sporteve. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Firefox do të bëhet po aq i mirë sa Google Chrome

Lajmet e fundit>