Ja se si

MCP – Njerëzit më të paguar në tregun e punës

Publikuar , 06 Nëntor 2008
0
MCP – Njerëzit më të paguar në tregun e punës

Këtu qëndron e keqja! Nëse në gjeologji, p.sh, 10 vjet nuk janë ndonjë gjë e madhe dhe mësimet e nxjerra nga këto vite do i rezistojnë kohës për mijëra vjet, informatika dhe më saktësisht kompjuteristika, është një shkencë dhe art që zhvillohet thuajse me shpejtësinë e përhapjes të një virusi. Zhvillimet në soft ware dhe hardware janë marramendëse dhe njeriu i shkretë gjendet në një pozitë ku përparimtarja sot, kthehet në arkaike pas gjashtë muajsh. Jetojmë në një kohë ku zhvillimi ka kaluar nga proporcionet aritmetike në ato gjeometrike. Dija është bërë pronë e gjithkujt. Nuk ke nevojë më të studiosh në Oxford për t’u quajtur intelektual i vërtetë, sepse dhe fj ala intelektual është larguar disi nga ajo që ka qenë jo më shumë se 20 vjet më parë. Intelektuali tani po i afrohet fi lozofi t të kohës së Pitagorës. Në dritë ka dalë i famshmi Microsoft Certi-Certified Professional. Ka të drejtë t’i mbajë flokët dhe veshjen aq rrëmujë sa ja ka qejfi ; nuk ka nevojë të dijë se kush ka qenë presidenti më i suksesshëm i vendit të tij; është njeriu më naiv dhe i sinqertë i botës (për të mund të gjesh gjithçka në internet)… dhe… paguhet jashtëzakonisht mirë. Një Microsoft Certifi ed Professional nuk është një student edhe kur studion, por një shkencëtar që kontribuon në shkencën e re informatike, që njerëzimi sapo e ka nisur. Nëse bota do të ishte Star Trek, ushtria e Microsoft
Certifi ed Professionals do ishte The Borg.

Me ta Resistance Is Futile!

Çertifi kimet e Microsoft janë konfirmimi i eksperiencës së madhe IT të një individi. Microsoft mund të quhet me të drejtë Kisha Katolike e IT dhe rruga drejt një bote plot kompjutera duhet të kalojë përmes kurseve që ofron.

LEXO EDHE:  Ja sesi të aktivizoni "Dark Mode" në Google Chrome

 

Çfarë janë Çertifikimet e Microsoft?

Janë shpalosje dhe njohje zyrtare për
eksperiencën e mbledhur nga netët e
gjata mbi tastierë. Çertifi kimet janë
thuajse për çdo aplikacion të madh të
Microsoft dhe i shërbejnë njëkohësisht
profesionistëve të IT, kërkuesve, zyrtarëve,
përdoruesve privatë të kompjuterit
dhe edukatorëve të teknologjisë.
Gjithkush mund të Çertivikojë dhe
bëjë zyrtarisht të vlefshme eksperiencën në IT që shpesh përputhet me pozicionin në punë. Faqja e edukimit të Microsoft jep mundësinë e eksplorimit të certifiki-meve sipas teknologjisë, sipas emrit të çertifi katës dhe jep informacionin e duhur për kredencialet e fundit të Microsoft Microsoft Certified Master

Çertifikimet Technology Series: Trajnon profesionistët në implementimin, ndërtimin, mirëmbajtjen dhe studimin njërës prej teknologjive të zhvilluara nga Microsoft . Professional Series: Ky lloj certifi kimi vlerëson dhe zyrtarizon dijet e duhura për pozicione të veçanta punësimi.

Master Series: Këto certifikime janë për persona me eksperiencë dhe dije të thella në një nga produktet e rëndësishme të Microsoft . Architect Series: Programi i Çertifi – kimit si Arkitekt e bën një profesionist më tërheqës për shoqëritë që kërkojnë cilësis të lartë të planifi kimit dhe implementimit të projekteve të tyre IT.

Pse të çertifikohesh?
Kur fi ton një çertifi kim nga Microsoft, demonstron eksperiencën tëndeme produktet dhe platformat e Microsoft, duke i dhënë, siç e theksuam, njohje asj që ti di dhe bën prej kohësh. Nga ana tjetër, certifi kimi ndihmon karrierën e atij që e merr, duke rivlerësuar njëkohësisht gjendjen e tij në tregun e punës. Çertifikimet e Microsoft janë në zhvillim të vazhdueshëm, në përputhje me kërkesat e teknologjisë dhe tregut.

Gjashtë hapa drejt çertifikimit
Vendos kush nga çertifi kimet bën për ty Microsoft ofron një gamë të gjerë çertifikimesh që mbulojnë një spektër po aq të gjerë profesionesh në indusindustrinë IT. Në fi llim duhet të vendosësh se kush certifi kim do të ishte më frytdhënësi në karierën tënde.

LEXO EDHE:  Çfarë do të thotë bllokimi i Android për përdoruesit e telefonëve Huawei?

Merr eksperiencë në punën me produktet e Microsoft

Duke punuar në IT merr një eksperiencë të vyer me produktet dhe zgjidhjet e Microsoft , që sigurisht do të rrisin planin tënd të certifi kimeve. Deri këtu je në rrugë e sipër drejt certifi kimit bazë, që mbështetet në 6 ose më shumë muaj eksperiencë pune në IT (një vit për certifi kimet e avancuara)

Zgjero eksperiencën me anë të trajnimit

Përfi to nga një numër i madh mundësish për trajnim që ndihmojnë në nxënien sa më të mirë. Gjithçka, nga guidat e studimit dhe autorialet, te trajnimi nën udhëheqjen e një instruktori do të shtojnë shpejt dijet.

Mëso se ç’të pret në provime

Për çdo provim MCP do të gjesh një guidë që do të të familjarizojë me objektivat e testimit, testuesit, matjen e dijes dhe sugjerime që të të ndihmojnë për t’i bërë provimet më të lehta.

Bëj një provim provë

Kjo do të të ndihmojë të shikosh nëse je gati apo jo për të bërë provimin për MCP. Megjithëse këto testime provë nuk janë dizajnuar për të nxjerrë me saktësi pikët që do të marrësh, të ndihmojnë për të kuptuar se ku qëndrojnë dobësitë dhe si mund të korrigjohen me studim apo eksperiencë pune.

Jep provimet e kërkuara

Provimet administrohen nga institute të pavarura testimi rreth e përqark botës. Ka një larmi mënyrash regjistrimi, ku ti mund të zgjedhësh mes regjistrimit online, apo në një qendër testimi. Kërko dhe zgjidh se çfarë do të studiosh, programin e studimit dhe vendin. Tani të mbetet vetëm të kërkosh një punë të mirë me një rrogë po aq të mirë.

LEXO EDHE:  Doni të fshini Instagram? Ja sesi të shkarkoni fotot

Përmbledhje
Një vizitë në http://microsoft.com/Learning/mcp/default.mspx#CERT do t’ju mësojë çfarë janë Çertifi kimet e Microsoft , pse dhe si t’i fi tosh, përfi timet nga certifikimi për punëmarrësit dhe punëdhënësit. Mund të duket si diçka që i përket vetëm “minjve” të kompjuterit por në të vërtetë është fare afër për të gjithë.

Lajmet e fundit>