Harduer

Me 11 maj, 1951: Lind RAM memoria

Publikuar , 11 Maj 2010
0
Me 11 maj, 1951: Lind RAM memoria

Por Ushtria ka pasur nevojë për një kompjuterë më të shpejtë që ishte në gjendje të bëjë simulacione të fluturimit në kohë reale, dhe ata u ndeshën me një ekip nga Instituti për Teknologji i Massachusetts (MIT)

Nën udhëheqjen e profesor Jay Forrester, hulumtuesit zhvilluan një strukturë magnetike tre dimensionale të koduar me emrin Project Whirlwind. Struktura përbëhej nga një rrjet i rrafshët i telave dhe unazave magnetike të quajtura bërthama.

Secila unazë ka pasur një bit të të dhënave. Çdo bit në planin e memories mund të qasej përmes një cikli të vetëm lexo-dhe-shkruaj.

Thënë shkurt, memorie me bërthamë magnetike ishte e para memorie e qasjes së rastësishme që ishte praktike, e besueshme dhe relativisht me shpejtësi të lartë.

Koha që nevojitej për kërkesë dhe marrje të informacionit nga memoria ishte një mikrosekondë – qindra e mijëra herë më ngadalë sesa memoria që përdorim sot, por pavarësisht kësaj ishte një arritje e jashtëzakonshme në vitet e 50-ta.

“Kur ishim duke punuar në këtë projekt, në një milion vite nuk do të imagjinonim se çfarë do të ndodhte me memorien” tha Bernard Widrow, i cili ka punuar për Project Whirlwind me Forrester, në një intervistë të vitit 2009 me Edison Tech Center.

Forrester ka aplikuar për një patentë mbi zbulimin e tij me 11 maj të vitit 1951. Project Whirlwind ka qëndruar aktiv deri në vitin 1959, megjithëse teknologjia asnjëherë nuk është përdorur për një simulator të fluturimit.

LEXO EDHE:  Huawei prezanton telefonin e parë me kamër 48-megapiksel

Lajmet e fundit>