Lajmet

Më 11 Prill Shkodra thyen barrierat e izolimit me aktivitetin më të madh të inovacionit dhe dixhitalizimit Shkodra Digital Weekend

Nga: PCWorld
Publikuar , 08 Prill 2020
0
Platforma Global Digital City, një iniciativë e ABSA dhe Vigan Group do të organizojnë më 11 Prill në bashkëpunim me ICTSlab nga ora 10:30 deri në 16:00 aktivitetin më të madh të inovacionit dhe dixhitalizimit në qytetin e Shkodrës. Më 11 Prill Shkodra thyen barrierat e izolimit me aktivitetin më të madh të inovacionit dhe dixhitalizimit Shkodra Digital Weekend

Impakti social dhe ekonomik që teknologjia ka pasur në jetët e tona po zgjerohet me shpejtësi. Të gjendur përballë një vrulli të tillë mundësish, Shqipëria dhe rinia shqiptare ballafaqohet me një nevojë për rritjen e vetëdijes dhe përhapjen e informacionit rreth asaj çfarë teknologjia dhe epoka dixhitale ka për të ofruar.

Pas një fundjave inovative në qytetin e Korçës në një Janar të ftohtë i cili u ngroh nga gumëzhitja dixhitale e të rinjve të këtij qyteti, tashmë është radha e qytetit të Shkodrës të bëhet pjesë e një rrugëtimi të ri, Shkodra 2.0.

Platforma Global Digital City, e cila është një iniciativë e ABSA dhe Vigan Group do të organizojnë më 11 Prill në bashkëpunim me ICTSlab nga ora 10:30 deri në 16:00 aktivitetin më të madh të inovacionit dhe dixhitalizimit në qytetin e Shkodrës.

Një aktivitet i dedikuar të gjithë atyre të cilët kanë nisur një ide biznesi, kanë një ide ose punojnë në freelance, në Shkodra Digital Weekend krahas historive inspiruese do të ketë në fokus edhe tre panele diskutimesh.

Nisur nga situata e krijuar për shkak të pandemisë së COVID-19, i gjithë aktiviteti i cili ishte parashikuar të organizohej në qytetin e Shkodrës, do të realizohet në formatin online duke provuar edhe njëherë rëndësinë që teknologjia dhe inovacioni ka sot në jetët tona.

CEO të kompanive të suksesshme nga Shqipëria, Kosova, Italia dhe Rajoni, politikbërës, ekspertë, akademikë, organizata ndërkombëtare, novatorë dhe përfaqësues të shoqërisë civile do të jenë prezent në Shkodra Digital Weekend për të shpalosur të gjitha mundësitë që ofron dixhitalizimi dhe teknologjia sot.

Kësaj fundjave do ti bashkohen emra të njohur për komunitetin e teknologjisë dhe inovacionit në Shqipëri dhe më gjerë si Arjodita Mustali, Kushtrim Shala, Ersenilda Elezi, Albana Lakrori, Agi Haxhumurati, Marco Cappellini, Arnisa Lushaj, Dorjan Vulaj, Dritan Pecini, Bledar Lahi, Gerti Boshnjaku, Fatlum Nurja, Dr. Ilir Capuni, David Felsen, Florenca Haxhi, Gojart Smaja, Filippo Queirolo, Alberto Improda, Filippo Natoli, Giancarlo Vinacci dhe Artistide Fausto.

LEXO EDHE:  ICTSlab, UNICEF Albania dhe Bashkia Tiranë organizojnë workshop me tematikë sigurinë në internet

Axhenda e aktivitetit përbëhet nga dy sesione, Digital Skills dhe Digital Economy:

Digital Skills

  • 10:30 – Arjodita Mustali  Vigan Group, ABSA
  • 10:35 – Voltana Ademi Kryetare e Bashkisë Shkodër
  • 10:46 – Kushtrimi Shala Themelues i ICTSlab
  • 10:51 – Ersenilda Elezi Zv Drejtore e ABSA.al
  • 10:56 – Albana Lakrori Sekretare e Përgjithshme Dhoma e Industrisë dhe Tregtisë
  • 11:06 – Agi Haxhi Murati Dizajner
  • 11:17 – Marco Cappellini Bashkëthemelues Centrica
  • 11:28 – Panel (Arnisa Lushaj – Arkitekte Impuls&Co; Dorjan Vulaj – UX/UI Dizajn; Gentian Gerhati – Drejtues në Premium Media; Dritan Pecini – Themelues GameOn.al; Inxhinier Bledar Lahi – Infiniti Promotion)
  • 12:00 – Mirela Sula Themeluese Global Woman Club
  • 12:11 – Gerti Boshnjaku CEO i New Media dhe Business Mag
  • 12:21 – Josef Frasching Drejtor i HTL Shkodra

Eventi ITempus

  • 12:35 – Panel (Kushtrim Shala – Uplift Albania; Sara Usinger – EU for Innovation; Coolab; Anisa Berisha – UK Tech Hub)
  • 12:55 – Panel (Ipervox; Plexus; Shkolla.online; BTC Delivery Donation App; Startup UK Tech Hub; Anxhela Neli)

Digital Economy

  • 14:00 – Arjodita Mustali
  • 14:05 – Fatlum Nurja Ekspert i qeverisjes lokale
  • 14:11 – Prof. Dr. Ilir Çapuni Themelues i FBRK.io
  • 14:21 – David Felsen Phd, Zv/Rektor Epoka University
  • 14:30 – Panel (Arjodita Mustali – Moderatore; Florenca Haxhi – Eksperte në qeverisjen vendore; Gojart Smaja – Këshilltar/ Partner Projektesh dhe Biznesi; Edmond Hajrizi – Themelues dhe President i UBT; Ori Hoxha – Inxhiniere në Silicon Valley)
  • 15:00 – Panel Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor (Arjodita Mustali – Moderatore; Manrico Murzi – Poet Italian; Av. Alberto Improda – Studio Improda; Dr. Filippo Natoli – Mays International; Dr. Giancarlo Vinacci – Vinacci Think Tank; Prof. Aristide Fautso Massardo – Rolls Royce UTC; Inxhinier. Filippo Queirolo – Da Vinci Foundation
LEXO EDHE:  Opsioni i ri i Twitter i jep përdoruesve më shumë kontroll

Përmes teknologjisë dhe dixhitalizimit qyteti i Shkodrës dhe qytete të tjera të vogla të Shqipërisë mund të bëhet një ekosistem po aq i konkurrueshëm sa edhe qytetet e mëdha si Tirana dhe Durrësi.

Nëse dëshironi të dini sesi të punoni nga shtëpia, të frymëzoheni nga histori suksesi, të inkurajoheni dhe të gjeni mbështetje nga profesionistë dhe sipërmarrës të susksesshëm, nëse dëshironi të fitoni aftësi dhe mjeshtëri dixhitale të cilat do të transformojnë mënyrën tuaj dhe të tjerëve të të jetuarit, Shkodra Digital Weekend është ajo çfarë keni pritur.

Shkodra Digital Weekend do të jetë aty për tu treguar të gjithë të rinjve të këtij qyteti se në vend që të largohen nga Shkodra për të kërkuar botën, përmes teknologjisë dhe mundësive që dixhitalizimi ofron sot ata mund të sjellin botën në Shkodër. Një i ri Shkodran do të mësojë nga ky aktivitet të gjitha mënyrat sesi të punojë dhe jetojë në Shkodër me mundësi dhe shanse të barabarta me çdo të ri Shqiptar apo në botë përmes teknologjisë. Gjatë Shkodra Digital Weekend, të rinjtë do të kenë mundësi të prezantojnë idenë e tyre.

Shkodra Digital Weekend është pjesë e platformës Global Digital City e cila synon tu ofrojë një mundësi të sipërmarrësve të rinj të mësojnë dhe zgjerojnë njohuritë e tyre që të punojnë në mënyrë të pavarur, të nisin një biznes dhe ti përshtaten kërkesave dhe nevojave të tregut.

Misioni i platformës Global Digital City është ndërtimi i një ekosistemi të favorshëm dhe konkurrues në Shqipëri, një karvan inovacioni cili nisi me qytetin e Korçës, ndjekur nga qyteti i Shkodrës dhe do të shtrihet edhe në qytete të tjera të Shqipëri.

LEXO EDHE:  ICTSlab me financimin e GIZ plotëson ëndrrën për 100 të rinj në Tiranë e Korçë: trajnim falas në teknologji bashkë me punën

Në 10 vitet e vitet e ardhshme ekspertët parashikojnë se 90% e popullsisë së botës do të jetë e lidhur në internet dhe bota fizike me atë dixhitale do të shkrihen së bashku.

Si do të ndryshojë transformimi dixhital mënyrën tonë të punuarit; Si të siguroj punësim online; Çfarë është ekonomia dixhitale; Pse aftësitë dixhitale janë forca e re e ekonomisë globale; Cila është puna e së ardhmes; Biznesi Elektronik dhe aksesi në tregjet globale janë disa sfida të cilat të rinjtë shqiptarë përballen.

Të gjithë të interesuarit që duan të bëhen pjesë e këtij aktiviteti mund të regjistrohen duke plotësuar të dhënat në formularin online: https://forms.gle/2yP4ji56jXA5nhS17

Për të mësuar më shumë rreth platformës Global Digital City ju ftojmë të vizitoni faqen zyrtare http://www.globaldigitalcity.com/ ose ndiqni evenimentin në rrjetin social Facebook: