Lajmet

Më 15 Tetor në Startup Grind vjen Mobiliteti i Vitit në edicionin e 5-të të ICT Awards Albi Zhulali

Oct 3 2018
0 Shpërndarje
Ai ka mëse 10 vite eksperiencë në fushën e biznesit dhe startupeve. Përpara se të niste rrugëtimin Softmogul ai themeloi Startups.al dhe Pinguin.al duke zhvilluar uebsajte dhe marka për disa prej emrave të mëdhenj shqiptar. Më 15 Tetor në Startup Grind vjen Mobiliteti i Vitit në edicionin e 5-të të ICT Awards Albi Zhulali

Pas një shkëputjeje prej afro 3 muajsh, komuniteti i Startup Grind Tirana rikthehet me takimin e radhës më 15 Tetor ku do të jetë i ftuar themeluesi i Softmogul dhe Mobiliteti i Vitit në edicionin e pestë të Albanian ICT Awards Albi Zhulali.

Takimi i fundi i Startup Grind priti producenten, këngëtaren dhe prezantuesen e njohur radiofonike Alketa Vejsiu.

Është Albi Zhulali ai që gjendet pas vizionit, strategjisë dhe rritjes së Softmogul.

Nën lidershipin e tij Softmogul u rrit nga një ide e thjeshtë në startupin më të madh Shqiptar dhe u bë pjesë e askeleratorit më të madh në botë Plug and Play.

Ai ka mëse 10 vite eksperiencë në fushën e biznesit dhe startupeve. Përpara se të niste rrugëtimin Softmogul ai themeloi Startups.al dhe Pinguin.al duke zhvilluar uebsajte dhe marka për disa prej emrave të mëdhenj shqiptar.

Në edicionin e pestë të ICT Awards ai garoi në kategorinë ICT Mobiliteti i Vitit ku u shpall edhe fitues i saj.

Takimi i Startup Grind do të mbahet pranë qendrës më të re të inovacionit në Tiranë themeluar nga ICTSmedia, ICTSlab më 15 Tetor ora 17:30.

Themeluar në Prill të 2018-ës si pjesë e vizionit të shtëpisë botuese lider në rajon në fushën e teknologjisë dhe informacionit ICTSmedia, ky laborator multifunksional me në fokus edukimin, inovacionin dhe sipërmarrjen do të përgatisë rinjtë shqiptarë për sfidat e reja të këtij shekulli

Axhenda e Takimit

  • 5:30 pm Rrjetëzim
  • 6:30 pm Intervistë
  • 7:30 pm Rrjetëzim

Takimi sillet nga Gerti Boshnjaku, CEO dhe themelues i News Media Communication dhe revistës së njohur të biznesit në Shqipëri, Bussines Magazine Albania, Aneida Bajraktari një personazh nga bota e financës dhe drejtësisë me një pasion për inovacionin dhe zhvillim komunitar.

Startup Grind është një komunitet global startup-esh mbështetur nga Google for Enterprenuers ndërtuar për të edukuar, inspiruar dhe lidhur sipërmarrësit.

Çdo muaj mbahen takime në më shumë se 150 qytete dhe 65 shtete me të ftuar sipërmarrës lokalë, themelues të kompanive dhe investitorë të cilët ndajnë me këtë komunitet historitë dhe mësimet që kanë nxjerrë nga një sipërmarrje.

Të gjithë të interesuarit që duan të bëhen pjesë mund të rezervojnë biletën e tyre në këtë lidhje: https://www.startupgrind.com/events/details/startup-grind-tirana-presents-albi-zhulali#/ /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>