Blog

Më 20 Dhjetor në Startup Grind Tirana vjen themeluesja e Style Lend Lona Alia

Publikuar , 18 Dhjetor 2018
0
Lona është në botën e modës prej të paktën 10 vitesh, së pari si modele për Wilhelmina dhe më pas si marketer. Gjithashtu ka punuar për marka si Versace, Levi’s, Guess, GM etj. Ajo mban një MBA dhe është një prej të paktave femra themeluese të Y Combinator. Më 20 Dhjetor në Startup Grind Tirana vjen themeluesja e Style Lend Lona Alia

Të Enjten më 20 Dhjetor Startup Grind Tirana rikthehet me takimin e radhës dhe të fundit për këtë vit me të ftuar Lona Alia.

Në takimin e kaluar ishin të ftuar themeluesit e Pastaria Aldo Rama dhe Edor Moci të cilët ndanë me pjesëmarrësit eksperiencat e tyre profesionale por edhe në sipërmarrje.

Ashtu si takimi i kaluar, edhe ky event do të mbahet pranë qendrës më të re laboratorike të inovacionit dhe robotikës në Tiranë, ICTSlab.

E ftuara e re e Startup Grind është themeluese dhe CEO një dyqani online mode njohur si Style Lend.

Prej mëse tetë vitesh ajo ja ka dedikuar kohën e saj themelimit të startupeve dhe nismave të ndryshe të modës në Luginën e Silikonit.

Gjashtë vite më parë themeloi StyleLend.com ku femra nga mbarë bota mund të aksesonin gardërobat më të lakmuara në botë.

Lona është në botën e modës prej të paktën 10 vitesh, së pari si modele për Wilhelmina dhe më pas si marketer. Gjithashtu ka punuar për marka si Versace, Levi’s, Guess, GM etj. Ajo mban një MBA dhe është një prej të paktave femra themeluese të Y Combinator.

Kurioziteti i saj e ka shtyrë të vizitoi 77 vende dhe të mësojë 7 gjuhë. Nëse e pyesni nga vjen, me shumë gjasa do të thotë nga “bota”.

E lindur në Shqipëri, pjesën më të madhe të jetës e kaluar në SHBA duke punuar dhe studiuar në Paris, Londër, Shangai, Rio de Zhaniero dhe Sao Paolo.

Axhenda e Takimit:

  • 5:30 pm Networking   
  • 6:30 pm Fireside chat  
  • 7:30 pm Networking

Takimi sillet nga Gerti Boshnjaku, CEO dhe themelues i News Media Communication dhe revistës së njohur të biznesit në Shqipëri, Bussines Magazine Albania, Aneida Bajraktari një personazh nga bota e financës dhe drejtësisë me një pasion për inovacionin dhe zhvillim komunitar.

LEXO EDHE:  Microsoft Albania, SwissContact dhe ICTSlab mbyllin suksesshëm “Hour of Code”

Startup Grind është një komunitet global startup-esh mbështetur nga Google for Enterprenuers ndërtuar për të edukuar, inspiruar dhe lidhur sipërmarrësit.

Çdo muaj mbahen takime në më shumë se 150 qytete dhe 65 shtete me të ftuar sipërmarrës lokalë, themelues të kompanive dhe investitorë të cilët ndajnë me këtë komunitet historitë dhe mësimet që kanë nxjerrë nga një sipërmarrje.

Të gjithë të interesuarit që duan të bëhen pjesë mund të rezervojnë biletën e tyre në këtë lidhje: https://www.startupgrind.com/events/details/startup-grind-tirana-presents-we-are-hosting-lona-alia-from-style-lend/#/ /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>