Harduer

Më 21 Dhjetor del në shitje telefoni me kamër selfie nën ekran

Nga: PCWorld
Publikuar , 03 Dhjetor 2020
0
Kështu nuk do të vini re asnjë prerje të ekranit. Axon 20 5G funksionon me çipin Snapdragon 765G me 8GB RAM dhe ekrani rifreskohet me frekuencën 90Hz. Më 21 Dhjetor del në shitje telefoni me kamër selfie nën ekran

Prodhuesi Kinez ZTE ka planifikuar të lançoj Axon 20 5G në 11 vende të botës nga data 21 Dhjetor nga Britania, Bashkimi Evropian, Japonia dhe Koreja e Jugut.

Veçantia e këtij telefoni është kamera selfie nën ekran. Ekrani prej 6.92-inç FHD+ OLED përdor një kombinim materialesh për të fshehur kamerën selfie 32-megapisel.

Kështu nuk do të vini re asnjë prerje të ekranit. Axon 20 5G funksionon me çipin Snapdragon 765G me 8GB RAM dhe ekrani rifreskohet me frekuencën 90Hz.

Kamera e pasme ka sensor kryesor 64-megapiksel, kamër me kënd super të gjerë 8-megapiksel, kamër macro 2-megapiksel dhe kamër thellësie 2-megapiksel. Bateria prej 4,220 mAh nuk është për tu lavdëruar duke qenë se telefoni ka 5G.

Megjithatë teknologjia e karikimit 30W duhet ta ndihmojë karikohet shpejtë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Si funksionon kamera nën ekran e ZTE Axon 20

Tags >

ZTE