Lajmet

Më 21 Dhjetor Zerobyte organizon në Tiranë konferencën “Siguria Kibernetike – Një Përgjegjësi e Përbashkët”

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 11 Dhjetor 2019
0
Duke qenë se duam që të jetë sa më e perceptueshme për audiencën, prezantimet do jene me demonstrime live të Hakimit Etik. Më 21 Dhjetor Zerobyte organizon në Tiranë konferencën “Siguria Kibernetike – Një Përgjegjësi e Përbashkët”

Më 21 Dhjetor 2019 në ambientet e hotelit Tirana International, organizohet nga Zerobyte konferenca me në fokus sigurinë kibernetike titulluar “Siguria Kibernetike – Një Përgjegjësi e Përbashkët.”

Zer0byte a.k.a 0byte është një ekip i pavarur dhe i dedikuar Hakimit Etik (Ethical Hacking), i cili synon ngritjen e një strukture të ngjashme me RedTeam në Shqipëri. Qëllimi ekipit është promovimi i sigurisë kibernetike në Shqipëri duke mbajtur konferenca/workshope/takime rreth çështjeve të sigurisë, duke bashkëpunuar ngushtë me institucionet qeveritare apo private.

Për audiencën prezantimet do jenë me demonstrime live të Hakimit Etik. Këto të fundit janë kërcënime qe prekin përditë sigurinë kibernetike dhe nëpërmjet konferencës pjesëmarrësit do të mësojnë sesi të mbrohen prej tyre.

Demonstrimet live që do të prezantohen janë:

Florian Kunushevci – “The Road to Bug Hunting”

Floriani është një hulumtues i sigurisë kibernetike (Offensive Security Certified Professional-OSCP) nga Kosova, i cili ka punuar si Penetration Testing tek kompania Gjirafa. Ka ndihmuar mbi 34 kompani në mbarë botën duke u ekspozuar pikat e dobëta të sistemeve të tyre, të tilla si: Microsoft, Apple, Adobe, BMW, Audi, Daimler AG, Deutsche Telekom, Github, Nokia, Skype.

Nour El Din Hussein – “Artificial Intelligence in Practise: Trends in Business and Government”

Prej më shumë se një dekadë përvojë lidershipi në të gjithë Europën dhe MEA Tech Market, Nour El Din është Këshilltar i Rritjes për shtresat e teknologjisë, mësues teknik dhe orator motivues për më shumë se 6.000 orë në të folur publike, trajnime, konferenca dhe workshope. Ai ka mbajtur një larmi rolesh në të gjithë Zhvillimin Strategjik të Produkteve, Rritjen e Hakimit, Menaxhimin ku ka punuar në Mbretërinë e Bashkuar, Holandë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Indi dhe Egjipt.

LEXO EDHE:  170 milionë fjalëkalime janë vjedhur nga Zynga

Gjithashtu Nour është trajner për start – ups që kanë premisa për rritje dhe zhvillim. Ai merret kryesisht me operacionet dhe strategjitë e përshkallëzimit të produktit dhe procesit të tyre. Ai është anëtar i bordit të Exito Properties dhe 1-Billion Africa.

Duke qenë se Nour jep një larmi fjalimesh publike, ai edhe moderon panelet rreth çështjeve, tendencave ose teknologjive globale. Ka zhvilluar fjalime dhe prezantime në më shumë se 40 vende nëpër botë me audiencë deri në 5,000 pjesëmarrës.

Suljot Gjoka (Zer0byte) – “Malware Analysis”

Suljoti është një Penetration Tester me eksperience 3-vjeçare në fushën e sigurisë kibernetike dhe InfoSec. Ai ka arritur të testojë dhe të sigurojë rrjetin e shumë kompanive apo bizneseve prej sulmeve kibernetike. Ka aftesi shumë të mira në programim dhe ka kontribuar në shumë projekte në Github që lidhen me programe të sigurisë kibernetike.

Kleiton Kurti (Zer0byte) – “Wireless Security Pentesting”

Kleiton është gjithashtu një Penetration Tester me eksperience 3-vjeçare në fushën e sigurisë kibernetike. Së fundmi, merr pjesë në kompeticionet që zhvillohen në Austri për këtë fushë dhe ka krijuar disa programe që lidhen më Web Security dhe Bug Hunting për të treguar sesa të pasigurta janë sistemet dhe sa e rëndësishme është mbrojtja e të dhënave.

Elio Pashaj (Zer0byte) – “Covert Channel – The hidden network”

Elio ka përfunduar studimet e larta për Inxhinieri Telekomunikacioni dhe Elektronike pranë Universitetit Politeknik të Tiranës. Prej mese 6 vitesh punon në sektorin e IT-se. Më konkretisht në fushën e Sigurisë Kibernetike dhe menaxhon Blockchain Western Balkans. Ka punuar me projekte qeveritare në fushën e sigurisë kibernetike. Synon ngritjen e një ekipi RedTeam në Shqipëri.

LEXO EDHE:  Facebook ka ekspozuar numrat e telefonit të 419 milionë përdoruesve

Tarifa e pjesëmarrjes është 10 EURO dhe përfshin:

  • Sesionet formale dhe informale
  • Demostrimet live të Hakimit Etik
  • Snack
  • Certifikata e pjesëmarrjes

Për të marrë pjesë në konference mund të plotësoni linkun: https://bit.ly/2OTeQYA ose të regjistroheni ne Eventbrite https://www.eventbrite.com/e/ dhe të bëni pagesën duke blerë biletën (nr kontakti 0676041015) ose përmes llogarisë së Zer0byte në Bankën Raiffeissen në Numrin e Llogarisë: 0011023901 ose IBAN: AL57202111230000000011023901. PCWorld Albanian dhe ICTSmedia janë mbështetës mediatikë të kësaj konference.

Lajmet e fundit>