Lajmet

Më 25 Shtator Nintendo lançon lojën e radhës për Android dhe iOS

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 27 Gusht 2019
0
Nintendo shtyu datën e debutimit për të përmirësuar cilësinë e aplikacionit. Ky vit kanë qenë i zënë për kompaninë e cila lançoi edhe Dr. Mario World në fillim të vitit. Më 25 Shtator Nintendo lançon lojën e radhës për Android dhe iOS

Loja e ardhshme mobile e Nintendo quhet Mario Kart Tour dhe do të debutojë në iOS dhe Android nga data 25 Shtator.

Kompania konfirmoi datën e debutimit përmes rrjetit social Twitter dhe ndau me përdoruesit një lidhje regjistrimi paraprak për përdoruesit e të dy platformave.

Sapo loja të zyrtarizohet, përdoruesit e platformave në fjalë do të lajmërohen. Loja vjen nga një titull shumë i suksesshëm në konsola e cila u prezantua vitin e kaluar dhe që në platformat mobile duhej të vinte në fund të Marsit.

Nintendo shtyu datën e debutimit për të përmirësuar cilësinë e aplikacionit. Ky vit kanë qenë i zënë për kompaninë e cila lançoi edhe Dr. Mario World në fillim të vitit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Julian Assange kërkohet edhe nga autoritetet Suedeze

Lajmet e fundit>