Blog

Më 27-28 Korrik në ICTSlab organizohet maratona e redaktimit Wikivoyage për zgjerimin e përmbajtjes turistike të Shqipërisë dhe Kosovës

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 20 Korrik 2019
0
Wikivoyage është një udhërrëfyes i lirë turistik në internet i shkruar nga autorë vullnetarë. Ai është një projekt simotër i Wikipedias suportuar dhe hostuar nga e njëjta organizatë jofitimprurëse Wikimedia Foundation. Më 27-28 Korrik në ICTSlab organizohet maratona e redaktimit Wikivoyage për zgjerimin e përmbajtjes turistike të Shqipërisë dhe Kosovës

Me synimin për të zgjeruar përmbajtjen turistike të Shqipërisë dhe Kosovës me datë 27 dhe 28 Korrik Grupi i Wikimedianëve të Gjuhës Shqipe organizon një maratonë redaktimi në Wikivoyage.

Artikujt e zhvilluar më pas do të përkthehen edhe në gjuhët e tjera nga më së shumti vinë turistët. Kontributet do të fokusohen në tre gjuhë kryesore pa përjashtuar të tjera: Anglisht, Gjermanisht dhe Italisht.

Wikivoyage është një udhërrëfyes i lirë turistik në internet i shkruar nga autorë vullnetarë. Ai është një projekt simotër i Wikipedias suportuar dhe hostuar nga e njëjta organizatë jofitimprurëse Wikimedia Foundation.

Kjo platformë konsiderohet si Wikipedia e udhërrëfyesve turistikë. Projekti nisi kur editorët e versioneve Gjermane dhe Italiane të Wikitravel vendosën në 2006 të kalonin aktivitetin e tyre të redaktimit në një sajt të ri që do të quhej Wikivoyage.

Faqja ishte live më 10 Dhjetor 2006. Në total platforma ka 104 mijë artikujt të shkruar në 21 gjuhë të botës.

Maratona e redaktimit të Wikivoyage do të mbahet në datat 27-28 Korrik nga ora 10:00 – 17:00 në ambientet e Qendrës Laboratorike Multifunksionale ICTSlab.

Për të marrë pjesë në këtë aktivitet është e nevojshme dija fillestar në Wiki. Aktualisht në Wikivoyage numri i artikujve rritet me 1% çdo muaj dhe ka një aktivitet stabil prej 300 përdorues aktivë dhe 800 editorësh në muaj.

Qendra laboratorike ICTSlab ofron gjithnjë mbështetjen e saj të pakushtëzuar për aktivitete të cilat përmes teknologjisë i vijnë në ndihmë komunitetit ICT në veçanti dhe shoqërisë Shqiptare në tërësi për të mbajtur të rinjtë tanë dhe shoqërinë një hap përpara me trendet globale në ICT. /ICTSlab

LEXO EDHE:  Më 20 Dhjetor në Startup Grind Tirana vjen themeluesja e Style Lend Lona Alia

Lajmet e fundit>