Lajmet

Më 3-5 Prill hakatoni Hack the Crisis Albania në kërkim të zgjidhjeve për të kapërcyer krizën e koronavirusit

Nga: PCWorld
Publikuar , 29 Mars 2020
0
Ky aktivitet është pjesë e një lëvizjeje ndërkombëtare quajtur “Hack the Crisis” iniciuar nga Garage48, Accelerate Estonia dhe mbarë komuniteti Estonez i startupeve në Mars të 2020. Më 3-5 Prill hakatoni Hack the Crisis Albania në kërkim të zgjidhjeve për të kapërcyer krizën e koronavirusit

Koronavirusi mund të na ketë mbyllur brenda kufijve të shtëpisë por jo të imagjinatës. Nga data 3 deri më 5 Prill EU for Innovation, Coolab, Crazy Town, Garage48 organizojnë hakatonin online “Hack the Crisis Albania”, aktivitet i cili gëzon mbështetjen e ICTSmedia dhe rrjeteve të saj Uplift, ICTSlab dhe PCWorld.al.

Gjatë këtij hakatoni pjesëmarrësit duhet të zgjidhin një prej krizave më të mëdha të jetëve tona që ka prekur mbarë botën, pandeminë e koronavirusit.

Hack the Crisis do të organizohet përmes platformave Zoom dhe Slack nga ora 17:00 e datës 3 Prill deri në orën 18:00 të datës 5 Prill.

Pjesëmarrësit duhet të zhvillojnë ide të cilat mund të shndërrohen në prototip gjatë 48 orëve dhe që ti vijnë në ndihmë krizës së COVID-19.

Këtij aktiviteti do ti bashkohen mentorë si Mikko Korpela, Arlind Haxhijaj, Sara Usinger, Toni Pienonen, Renis Batalli, Sonila Abdalli, Lolita Ndoci, Engjell Rraklli, Tomi Kallanxhi dhe Adela Kallanxhi.

Idetë kanë të bëjnë me:

  • Shpëtimin e jetëve të njerëzve
  • Ndihmesën e komuniteteve
  • Ndihmesën e bizneseve

Axhenda e Hack the Crisis vijon si mëposhtë:

Dita Parë – 3 Prill

  • 17:00 – Webinar: Prezantimi i axhendës, ekipeve dhe trajnerëve
  • 18:00 – Ekipet fillojnë punën

Dita Dytë – 4 Prill

  • 10:00 – Webinar: Takime 1-n-1 me trajnerët
  • 17:00 – Webinar: Takime 1-n-1 me trajnerët
  • 18:00 – Testimi i produktit

Dita Tretë – 5 Prill

  • 10:00 – Webinar: Checkpoint
  • 17:00 – 18:00 – Webinar: Shpallja e fituesve

Ekipet do të mbështeten nga mentorë dhe idetë fituese do të marrin çmime dhe ndihmë të mëtejshme për implementimin e tyre.

Ky aktivitet është pjesë e një lëvizjeje ndërkombëtare quajtur “Hack the Crisis” iniciuar nga Garage48, Accelerate Estonia dhe mbarë komuniteti Estonez i startupeve në Mars të 2020.

LEXO EDHE:  Samsung jep datën e prezantimit të Galaxy Note 20

Mund ti bashkoheni si ekip apo edhe si individ këtij hakatoni dhe për aplikime dhe informacione të mëtejshme ju ftojmë të vizitoni këtë lidhje: https://coolab.al/hackthecrisis/

Pasi të keni dërguar informacionet tuaja, mund të rezervoni pjesëmarrjen në kalendarin e aktivitetit. Informacionet për pjesëmarrje do të dërgohen në postën tuaj elektronike. Gjithashtu do të mirë-informohen për mënyrën sesi ti bashkoheni një grupi publik.

Në rastin e pjesëmarrjes si një ekip sugjerohet përfshirja e individëve me role të ndryshme si zhvillues, dizajner, menaxherë ekipesh e reklamues.

Aplikoni si individ: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSehTWsHxbHTgcb855rNWp610B6Pup4sIUUKh4k14KtibD1p5Q/viewform

Aplikoni si ekip: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSfLgP6cRkrbyi4_P2tXn38_mj38VL9XZHfbw7XCy7k-qgheRA/viewform

Afati i fundit i aplikimeve do të jetë data 2 Prill. Për zhvillimet dhe informacionet më të fundit rreth hakatonit ju ftojmë të ndiqni edhe evenimentin në Facebook. /PCWorld Albanian