Lajmet

Më 30 Qershor hyn në fuqi shfletimi i vërtetë privat i Chrome

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 19 Korrik 2019
0
Google gjithashtu do të ndryshojë çdo metodë tjetër përdorur për të zbuluar Incognito. Gjiganti i internetit thotë se kjo ka të bëjë me respektivimin e privatësisë të tjerëve. Më 30 Qershor hyn në fuqi shfletimi i vërtetë privat i Chrome

Modaliteti “Incognito” i Chrome nuk ka funksionuar siç ishte premtuar së fundi ku disa sajte vazhdojnë të kontrollojnë nëse jeni në shfletim privat duke ju kërkuar të regjistroheni përpara se të lexoni një artikull.

Google e sheh këtë si problem dhe kërkon ti ndryshojë gjërat. Kompania do të përdorë debutimin e Chrome 76 më 30 Korrik për të adresuar këtë problem ku sajtet kontrollojnë strukturën FileSystem për të gjurmuar nëse një përdorues është gjatë një sesion privat.

Google gjithashtu do të ndryshojë çdo metodë tjetër përdorur për të zbuluar Incognito. Gjiganti i internetit thotë se kjo ka të bëjë me respektimin e privatësisë të tjerëve.

Ndërsa njerëzit përdorin këtë fakt për të anashkaluar sajtet me pagesë, njerëzit mund të kenë shumë më tepër arsye për të qëndruar anonimë.

Në shumë raste ata mund të jenë duke u ruajtur nga një partner abuziv apo përndjekje politike. Google u sugjeroi publikuesve ose të përfshijnë një numër më të madh artikujsh falas ose të kërkon regjistrim për të gjitha përmbajtjet.

Publikues si New York Times kanë përdor Incognito për të gjurmuar lexuesit dhe joshur ata për të paguar për artikujt. Vështirë se do ti pranojnë ndryshimet e Google pa një betejë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Samiti i mediave sociale në Shtëpinë e Bardhë

Lajmet e fundit>