Lajmet

Më 4-7 prill 2019 në Prishtinë organizohet konferenca e teknologjisë Software Freedom Kosova (SFK)

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 27 Mars 2019
0
Konferenca është e ndarë në punëtori që zgjasin nga ora 10:00 deri 15:00 dhe ligjërata nga 17:00-21:00 Më 4-7 prill 2019 në Prishtinë organizohet konferenca e teknologjisë Software Freedom Kosova (SFK)

SFK është një ndër konferencat më të mëdha vjetore të Evropës Jug-lindore që promovojnë softuerin e lirë me kod burimor të hapur (free and open source software), kulturën dhe dijen e hapur, lëvizje globale e cila ka filluar rreth 30 vjet më parë.

Me një̈ audiencë prej 350+ pjesëmarrësve, që 10 vite SFK ka mbledhur së bashku mendimtarë̈, zhvillues e përdorues softueri, ndërmarrës dhe lider per të bashkëpunuar, mësuar dhe ndarë interesat e përbashkëta në fushën e teknologjisë së hapur përmes një kombinimi ligjëratash, trajnimesh e punëtorish.

SFK është burim i mirë i kontakteve dhe mundësi për të shkëmbyer përvojat mes ligjërueseve dhe pjesëmarrësve nga vendi dhe jashtë̈.

Konferenca është e ndarë në punëtori që zgjasin nga ora 10:00 deri 15:00 dhe ligjërata nga 17:00-21:00. Konferenca mbahet në disa lokacione: ligjëratat e pasdites në Kino Armata ndërsa punëtoritë në Bibliotekën Kombëtare, Termokiss dhe Prishtina Hackerspace.

Për të qenë pjesë e kësaj konference kërkohet të rezervoni biletën tuaj për secilën punëtori veç e veç ndërsa një të vetme për gjitha ligjëratat në faqen e konferencës sfk.flossk.org. Biletat janë pa pagesë!

SFK vazhdimisht ka shërbyer si pikënisje për zhvillimin e projekteve tjera të reja si OpenStreetMap, PrishtinaBuses, Prishtina Hackerspace dhe shumë seminare dhe punëtori.

SFK organizohet nga FLOSSK (Free/Libre Open Source Software Kosova), një organizatë joqeveritare që mbështet dhe promovon zhvillimin e teknologjive të hapura. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  ICT Awards në vitin e shtatë në kërkim të gjurmëve inovatore

Lajmet e fundit>