Blog

Më 7 Mars në Tiranë aktiviteti International Women’s Day mikëpritës i historive frymëzuese të femrave të suksesshme në teknologji

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 24 Shkurt 2020
0
Por më shumë sesa promovim i arritjeve të tyre, vendgrumbullimi IWD në Tiranë do të shërbejë si inspirim për të gjitha femrat në teknologji. Më 7 Mars në Tiranë aktiviteti International Women’s Day mikëpritës i historive frymëzuese të femrave të suksesshme në teknologji

Më 7 Mars Women Techmakers në bashkëpunim me shtëpinë botuese ICTSmedia dhe Google Developer Group Tirana dhe organizojnë aktivitetin International Women’s Day (IWD) për të promovuar arritjet profesionale të femrave në teknologji.

Sot në botë një lëvizje e cila kërkon përfshirjen e femrave në teknologji dhe rritje e diversitetit ka bërë që shumë kompani shumëkombëshe ta përqafojnë. Në 2017-ën në Google 31% e punonjësve ishin femra. Emra të mëdhenj si IBM, HP, Linkedin, Facebook, Mozilla, Python kanë ofruar mbështetjen e tyre për përfshirjen e femrave në teknologji.

Por më shumë sesa promovim i arritjeve të tyre, vendgrumbullimi IWD në Tiranë do të shërbejë si inspirim për të gjitha femrat në teknologji.

Diskutime dhe histori frymëzuese, shkëmbim i eksperiencave me femra të suksesshme në teknologji do të jenë në fokus të kësaj ngjarje.

International Women’s Day (IWD) Albania 2020 është pjesë e një serie eventesh të ndërmarra dhe mbështetura nga gjigandi i teknologjisë, Google.

Në këtë aktivitet do të marrin pjesë femra të sukseshme në teknologjisë si Julia Hoxha themeluese e Zana, Mirlinda Karçanaj drejtoreshë e AKSHI, Anila Hoxha Tollkuci nga Banka Raiffeisen, Linda Shomo themeluese e EasyPay, Edlira Martiri pedagoge e Universitetit të Tiranës, Diana Xhumari nga Tegeria dhe Dorina Bebja nga Lufthansa të cilat do të ndajnë eksperiencat e tyre me pjesëmarrësit.

Andrew Yates hulumtues në Institutin Max Planck i Informatikës në Gjermani do të drejtojë një workshop me temë “Deep Learning” në IWD.

International Women’s Day do të zërë vend pranë ambienteve të TechSpace më 7 Mars 2020 nga ora 16:00 deri në orën 20:00.

Teknologjia ka ndryshuar mënyrën sesi bota funksionon. Dixhitalizimi në veçanti na ka krijuar mundësi të gjithëve të japim kontribut në progresin që po jetojmë sot.

LEXO EDHE:  Kablli i ri nënujor i Google lidh Evropën me Afrikën

Edhe pse pjesa më e madhe e teknologjive që sot shfrytëzojmë 70% e tyre janë krijuar nga meshkujt, femrat kanë dhënë kontribut të paçmuar përgjatë historisë. Programuesi i parë në histori ka qenë një femër, vajza e Lordit Bajron, Ada Lovelace.

Të gjitha femrat të interesuara për tu bashkuar këtë aktivitetit ftohen të regjistrohen në këtë lidhje: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSfSM-Uzw2F-d8JYwvGf_LEkgvy8zmshp9Vq_SEi2yV7SVHtMw/viewform?usp=send_form

Hyrja në Internation Women’s Day do të jetë e lirë.

Axhenda e International Women’s Day

  • 16:00 – Workshop – Deep Learning (Fakultativ)
  • 17:45 – Regjistrim
  • 18:00 – Fjala Hapëse
  • 18:15 – Keynote – Julia Hoxha
  • 18:45 – Keynote
  • 19:15 – Panel
  • 19:55 – Fjala Mbyllëse
  • 20:00 – Reception dhe Networking

Mos e humb mundësinë për tu bërë pjesë e eventit më të rëndësishëm në Shqipëri, që mbledh bashkë gjithë femrat e pasionuara mbas teknologjisë. Rezervo vendin tënd për tu bërë pjesë e edicionit të parë të IWD Albania.

International Women’s Day gëzon mbështetjen e Google, UK Albania Tech Hub, 3i Solutions, Lufthansa Industry Solutions, Universiteti Metropolitan, Universiteti Epoka dhe Albanian ICT Awards. /PCWorld Albanian