Lajmet

Me Frontback mund të regjistroni foto me dy kamerat e iPhone-it

Publikuar , 26 Gusht 2013
0
Me Frontback mund të regjistroni foto me dy kamerat e iPhone-it

Frontback ashtu si e tregon edhe emri është një aplikacion që mundëson regjistrimin e fotove me të dyja kamerat e smartfonit duke shfaqur në foto personat përballë kameras, por edhe personin që po bën foton.

Aplikacioni ka vetëm një muaj që është lançuar dhe është shkarkuar 200 000 herë. Që të shfrytëzoni shërbimin e ofruar nga ky aplikacion është e nevojshme që fillimisht të bëni një foto me kameran e pasme të smartfonit, më pas një foto me kameran përballë dhe si përfundim mund t’i ndani me miqtë imazhet e bashkuar në një të vetëm.

Ky është një funksion që mund të realizohet shumë mirë edhe pa praninë e këtij aplikacioni, por çelësi i suksesit qëndron në thjeshtësinë e tij. Në fund të fundit dy foto tregojnë më tepër për një moment të caktuar sesa një e vetme.

Ndryshe nga Dual Shot, simotra e këtij aplikacioni për Samsung Galaxy S4, Frontback nuk lejon regjistrimin e dy fotove njëkohësisht, por krijuesi i aplikacionit mendon se mënyra manuale preferohet më tepër.

Në këtë rast nuk bëhet fjalë thjesht për dy foto të bashkuara, bëhet fjalë për një dimension të ri. Ekipi krijues i aplikacionit është duke punuar akoma më tepër për përmirësimin e tij në mënyrë që të garantojë sukses nëpër rrjetet e ndryshme sociale.(PCWorld Albanian)

Frontback_610x353

LEXO EDHE:  Fitimi i Samsung bie me 60%

Lajmet e fundit>