Lajmet

Më fund Opera sjell VPN në shfletuesin për Android

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 20 Mars 2019
0
VPN e Opera përdor enkriptim 256-bit për të mbrojtur të dhënat. Gjithashtu fsheh vendndodhjen e përdoruesve përmes serverët të lokalizuar nëpër vende të ndryshme të botës. Më fund Opera sjell VPN në shfletuesin për Android

Opera lajmëroi ditën e sotme se do të ofrojë mbrojtje VPN falas për të gjithë përdoruesit në Android. Versioni më i fundit i aplikacionit do të ketë VPN e integruar e cila u soll për herë të parë në versionin beta dhe prej vitesh në desktop.

Opera 51 për Android ka filluar të dërgohet në Google Play Store ditën e sotme. Nëse jeni i panjohur me VPN-të, shërbimi ju lejon të komunikimi me një lidhje private me një server i cili përmban uebsajtet që vizitoni.

Në vend që të merrni dhe dërgoni informacion mbi një rrjet publike kur mund të interceptohet nga një aktor keqdashës, të gjitha këto kalime të dhënash menaxhohen nga serveri VPN. Lidhja mes telefonit dhe VPN është e enkriptuar dhe të dhënat janë të padeshifrueshme nga kushdo që përpiqet të përgjojë veprimet tuaja online.

VPN e Opera përdor enkriptim 256-bit për të mbrojtur të dhënat. Gjithashtu fsheh vendndodhjen e përdoruesve përmes serverët të lokalizuar nëpër vende të ndryshme të botës.

Edhe pse kompania nuk foli për vendndodhjen e serverëve, në versionin beta përdoruesit mund të përzgjidhnin mes Amerikës, Evropës ose Azisë. Opera ka premtuar se nuk do të mbajë informacione të aktivitetit të përdoruesit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Facebook vë në shënjestër kompanitë dhe individët që shesin pëlqime të rreme

Lajmet e fundit>