Harduer

Me Galaxy S11 Samsung mund të kopjojë një teknologji të iPhone përdorur prej disa vitesh

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 03 Dhjetor 2019
0
Me Galaxy S11 Samsung gjendet përballë dy zgjidhjeve ndërsa skaneri ultra sonik do të eliminohet: ose të implementojë një skaner optik si të gjithë telefonët e tjerë ose një teknologji të skanimit 3D. Me Galaxy S11 Samsung mund të kopjojë një teknologji të iPhone përdorur prej disa vitesh

Samsung pritet të zbulojë gjeneratën e re të telefonëve Galaxy S në mesin e muajit Shkurt dhe shumë raportime kanë nxjerrë në pah shumë surpriza.

Ajo që të gjithë presin padyshim është një përmirësim masiv i kamerës. S11 do të jetë një Galaxy Note 10 por me një sistem kamerash më të madh dhe më kompleks.

Por sipas një informacioni të publikuar ditën e sotme, Samsung mund të bëjë atë që prisni më pak me Galaxy S11 duke eliminuar një tipar të paraardhësit.

Si rezultat kompania do të kopjojë ndryshimin më të rëndësishëm të iPhone në vitet e fundit. Bëhet fjalë për teknologjinë 3D të njohjes së fytyrës, një teknologji e popullarizuar nga familja iPhone X dhe së fundi sjellë nga Google në telefonët Pixel.

Me Galaxy S11 Samsung gjendet përballë dy zgjidhjeve ndërsa skaneri ultra sonik do të eliminohet: ose të implementojë një skaner optik si të gjithë telefonët e tjerë ose një teknologji të skanimit 3D.

Por që iPhone ta ofrojë këtë teknologji nevojitet një “notch” masiv që sistemi i kamerës selfie të Galaxy S10 dhe Note 10 nuk e akomodon dot.

Megjithatë Android 10 së fundi ka sjellë mbështetjen për këtë teknologji dhe duket se është momenti i duhur për ta ofruar nga Samsung.

Nëse kompania Koreane ka vendosur ta implementojë, atëherë çdo dizajn që kemi parë deri më sot nuk është i saktë sepse Samsung do ti duhet të hapë më shumë vrima në Galaxy S11 për teknologjinë e skanimit 3D sesa thjeshtë një për kamerën selfie. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Ja sa do të kushtojë modeli më i shtrenjtë i Galaxy S10

Lajmet e fundit>