Samsung nuk bëri një punë po aq të mirë sa me Galaxy Fold kur bëhet fjalë për të mbajtur të fshehta informacionet rreth Galaxy Z Flip.
Madje kompania e zbuloi dy ditë përpara në shfaqjen e Oskarit me një reklamë. Galaxy Z Flip ka një format tjetër nga Galaxy Fold, paloset në formën e një guacke si telefoni i Motorola edhe pse ka eksperimentuar përpara me këtë dizajn.
Por gjithashtu bëri të qartë se pajisjet me ekrane që palosen nuk kanë qenë thjeshtë marketing por janë këtu për të qëndruar.
Specifikat
Në aktivitetin Unpacked të ditës së Marte kompania tha se Galaxy Z Flip është diçka që nuk e keni parë më parë edhe pse deri diku nuk është e vërtetë.
I hapur telefoni ka një madhësi ekrani prej 6.7-inç me një kamër “hole-punch” në krye. I mbyllur nuk ka shumë për të treguar në aspektin e ekranit. Megjithatë përdoruesit mund të realizojnë foto selfie kur është i mbyllur.
Dizajni është në tre ngjyra: zezë, purpurt dhe artë. Samsung pretendon se telefoni mund të përballojë 200,000 palosje dhe ekrani mbulohet jo më nga një shtresë plastike por një shtresë e hollë xhami.
Kompania foli edhe për përmirësimin dhe izolimin e mëtejshëm të mekanizmit të palosjes por ende nuk flasim dot për qëndrueshmërinë e tij. Megjithatë me çmim prej 1,380 dollarësh, është më i lirë sesa Galaxy Fold prej 2,000 dollarë.
Galaxy Z Flip del në shitje më 14 Shkurt. /PCWorld Albanian