Lajmet

Me Google Chrome Remote ju mund të aksesoni kompjuterin direkt nga iPhoni juaj

Publikuar , 13 Janar 2015
0
Me Google Chrome Remote ju mund të aksesoni kompjuterin direkt nga iPhoni juaj

vergeNë ditët e sotme ka një larmi aplikacionesh që funksionojnë si pajisje komanduese dhe ju japin mundësi të kontrolloni kompjuterin tuaj nga iPhone apo iPad-i. Por disa nga alternativat më të mira kushtojnë shumë para dhe janë të vështira për tu përdorur. Duket se Google ka menduar për këtë dhe ka krijuar aplikacionin Chrome Remote Desktop. Ky aplikacion është i disponueshëm për pajisjet me sistem operativ Android që nga muaji prill dhe tani do të mund të përdoret dhe nga ato me sistem iOS.

Ky aplikacion shoqërohet nga një tjetër shoqërues që duhet të shkarkohet në kompjuterin tuaj. Mjafton të lidhni këto dy aplikacione dhe ju mund ta kontrolloni kompjuterin në shtëpinë apo zyrën tuaj, kudo që ndodheni me anë të iPhone-it.

Aplikacioni për Android deri më sot është vlerësuar pozitivisht me një mesatare prej 4.4 yjesh nga përdoruesit. Pritet që dhe aplikacioni për iOS të ndjekë të njëjtin sukses. Mbi të gjitha, ndryshe nga shumë të tjera, këto aplikacione janë falas, të lehtë për tu përdorur dhe tepër funksional. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Trump sulmon përsëri kompanitë e teknologjisë

Lajmet e fundit>