Lajmet

Me iOS 15 mund të çaktivizoni Night Mode në kamerën e iPhone

Nga: PCWorld
Publikuar , 20 Gusht 2021
Me iOS 15 mund të çaktivizoni Night Mode plotësisht dhe kamera nuk e aktivizon dot automatikisht në ambiente me dritë të pakët. Me iOS 15 mund të çaktivizoni Night Mode në kamerën e iPhone

Apple do të prezantojë një opsion për të çaktivizuar plotësisht Night Mode në kamerën e iPhone me iOS 15. Ndërsa përdoruesit mund të çaktivizonin Night Mode për një foto të caktuar, kamera e iPhone e ri-aktivizonte saherë që e konsideron të nevojshme.

Me iOS 15 mund të çaktivizoni Night Mode plotësisht dhe kamera nuk e aktivizon dot automatikisht në ambiente me dritë të pakët.

Night Mode zakonisht përdoret për të realizuar foto cilësore në dritë të pakët por ka raste kur iPhone e aktivizon këtë modalitet dhe përfundoni me një foto më të dobët sesa pa të.

Nëse jeni person që dëshironi kontroll të plotë mbi kamerën e iPhone në iOS 15 do të mund ta çaktivizoni duke ndjekur këto hapa:

  • Shkoni në Settings
  • Zgjidhni opsionin Camera
  • Më pas Preserver Settings
  • Çaktivizoni Night Mode

Me këtë opsion të çaktivizuar nëse për një foto e anuloni Night Mode, do të mbetet ashtu edhe për foto e tjera. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Një maluer kërcënon të gjithë shfletuesit