Lajmet

Me iOS 16 përdoruesit mund të anashkalojnë verifikimet CAPTCHA

Nga: PCWorld
Publikuar , 21 Qershor 2022
Apple tha se gjatë këtij procesi nuk do të ndahen të dhëna të ndjeshme të llogarive. Kompania gjithashtu nuk e di e kush po bën kërkesën e verifikimit. Me iOS 16 përdoruesit mund të anashkalojnë verifikimet CAPTCHA

iOS 16 do të ndihmojë përdoruesit të anashkalojnë sistemet anti-bot CAPTCHA që qëndrojnë mes përdoruesit dhe formave të identifikimit nëpër uebsajte.

Konkretisht iOS 16, iPadOS 16 dhe macOS Ventura kanë disa tokenë të aksesit privat që bën të mundur kapërcimin e CAPTCHA-s në disa aplikacione dhe uebsajte.

Funksionaliteti i quajtur “Enable an Automatic Verification” përdor iCloud për të verifikuar Apple ID dhe pajisjen e përdoruesit dhe si rezultat të ofrojë një token i cili provon se jeni i besueshëm dhe jo një robot.

Apple tha se gjatë këtij procesi nuk do të ndahen të dhëna të ndjeshme të llogarive. Kompania gjithashtu nuk e di e kush po bën kërkesën e verifikimit.

Sistemi paraqitet si i sigurisë dhe privat dhe nuk gjurmon adresat IP. Ajo që ka më tepër rëndësi është që teknologjia mund të shohë adoptim të gjerë përtej harduerit të Apple.

Cloudflare dhe Fastly janë dy kompani që kanë folur për mbështetjen e një teknologjie të ngjashme. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Kriza e çipeve, Sony ul prodhimin e PlayStation 5