Biznes

Me IPKO Visa Prepaid Kartelën për vetëm 5 dollarë pranoni para nga Amerika

Publikuar , 21 Maj 2010
0
Me IPKO Visa Prepaid Kartelën për vetëm 5 dollarë pranoni para nga Amerika

600px-IPKO_logo.svgIPKO dhe Raiffeisen Visa Prepaid Kartela, programi më i ri dhe më inovativ i bankimit elektronik, sot ka shpallur edhe një shërbim të ri i cili, në partneritet me Mango Prepaid MasterCard, u mundëson të gjithëve të bëjnë transfere bankare nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë, dhe anasjelltas, për vetëm $5 (dollarë amerikan).

Ky partneritet është krijuar në mënyrë që të lehtësoj dërgimin e parave të familjarëve nga Amerika në Kosovë, duke e ofruar këtë shërbim me tarifa shumë të ulta.

Dërguesit në Amerikë duhet të jenë posesdues të Mango Prepaid MasterCard, të cilën mund ta marrin falas në adresën www.kosovamoney.com.

Dërgimi i parave bëhet nëpërmes një mesazhi (SMS), kurse pranuesi në Kosovë duhet të ketë IPKO ose Raiffeisen Visa Prepaid Kartelën dhe paratë mund t’i tërheq menjëherë në cilindo bankomat në Kosovë.

“Është e pamundur sa është e lehtë të bëhet transferimi i parave nga Amerika në Kosovë, dhe e gjitha për vetëm 5 dollarë. Tani që e kam provuar një herë, gjithmonë do ta bëj në këtë mënyrë dhe paratë arrijnë në çast,” u shpreh Gëzim Berisha, një ndër klientat e parë që e provoi këtë shërbim.

Pas paraqitjes së IPKO Visa Prepaid Kartelave në Kosovë, mijërat të cilët kërkuan IPKO Visa Prepaid Kartelën po gëzojnë lirinë dhe sigurinë e shpenzimeve me kartelë dhe aftësinë për të dërguar të holla me SMS, të rimbushin llogarinë IPKO celularit të tyre me SMS apo kontrollimin e bilancit me një SMS, pa nevojë për llogari bankare. Çdo shtetas kosovar me dokument identifikimi të vlefshëm mund të regjistrohet për IPKO Visa Prepaid Card duke vizituar www.ipkocard.com.

IPKO Visa Prepaid Card u mundëson konsumatorëve të cilët bëjnë mbushje në kartelë të bëjnë blerje në internet, të bëjnë blerje në 28 milionë njësi tregtare ku kartelat VISA janë të pranuara dhe të tërheqin para nga 1.4 milion bankomata (ATM) në më shumë se 200 shtete në botë.

LEXO EDHE:  Kush janë 290 emoji e reja që do të vinë këtë vit

Me mundësinë E-banking, e cila është falas, poseduesit e kartelës mund të menaxhojnë llogarinë e tyre në internet në www.ipkocard.com. IPKO dhe Raiffeisen Visa Prepaid Kartelat lëshohen nga Raiffeisen Bank, në partneritet me REV Europe, IPKO dhe Better Served Kosovo. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>