Ja se si

Me MakeMKV kaloni DVD-të dhe disqet Blu-ray në kompjuter

Publikuar , 18 Tetor 2012
0
Me MakeMKV kaloni DVD-të dhe disqet Blu-ray në kompjuter

MakeMKV ($50, 30-day free trial) kalon videot nga një format në një tjetër. Në qoftë se do të bënte vetëm këtë, sigurisht që ia vlente, por do të ishte diçka e zakonshme.

E veçanta e saj është në faktin se kalon në kompjuter jo vetëm DVD-të, por edhe disqet BluRay (në versionin e plotë me pagesë).

Për më tepër është i thjeshtë për t’u përdorur. Vendosni diskun, lëreni programin ta analizojë, më pas ruajeni në hard drajvin tuaj në formatin Matroska.

Procesi i kopjimit zgjat afërsisht sa gjatësia e filmit dhe programi i kalon skedarët me madhësinë që kanë, kështu që nuk ka opsion për t’i kompresuar më vonë. Për ta bërë këtë, ju duhet një program si Ripbot264.

Po ashtu, duhet të instaloni një filtër Directshow për MKV ose të instaloni një player që suporton këtë format, siç janë p.sh VLC apo MPlayer.

Mund ta përdorni MakeMKV për 30 ditë pa pagesë por për të vazhduar kopjimin e videove dhe pas asaj periudhe duhet të paguani 50$. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Përdorimi i Marketingut Digjital në përgjithësi dhe Rrjeteve Sociale në veçanti

Tags >

DVD
Lajmet e fundit>