Lajmet

Me Microsoft Your Phone mund të përdorni aplikacionet Android nga Windows 10

Oct 4 2018
0 Shpërndarje
Gjatë demos, Microsoft tregoi se përdoruesit mund të dërgonte mesazhe Snapchat nga një pajisje Surface. Me Microsoft Your Phone mund të përdorni aplikacionet Android nga Windows 10

Microsoft prezantoi një funksion të ri për Windows 10 së bashku me Përditësimin e Tetorit kur përdoruesit mund të përdorin aplikacionet e tyre Android nga një kompjuter desktop.

Këtë gjë e mundëson një aplikacion i quajtur Your Phone. Aplikacioni është një hap i rëndësishëm i Microsoft për të eliminuar pengesat mes Windows 10-ës dhe Android-it.

Gjatë demos, Microsoft tregoi se përdoruesit mund të dërgonin mesazhe në Snapchat nga një pajisje Surface.

Microsoft thotë përdoruesit do të përfitojnë nga avantazhet e tij me Përditësimin e Tetorit.

Aktualisht Your Phone funksionon me aplikacionet e mesazheve dhe fotove në Android ndërsa në iPhone mund të transferojë uebsajtet.

Në të ardhmen kompania do të shtojë mbështetjen e plotë për aplikacionet Android. /PCWorld Albanian

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>