Softuer

Më në fund, cicërimat bëhen zyrtare edhe në iPhone

Publikuar , 19 Maj 2010
0
Më në fund, cicërimat bëhen zyrtare edhe në iPhone

Twitter pati blerë Tweetie para një muaji nga krijuesi i saj, Loren Britcher, një aplikacion pa pagesë, që tani do të bartë edhe etiketën “versioni 3.0”.

Nëse prisni një përditësim të madh dhe përkrahje për iPad, atëherë mund të ngushëlloni vetën, sepse Twitter ka mbetur relativisht i njëjtë me versionin paraprak.

Siç është raportuar më parë Tweetie, është një prej eksperiencave më të mira Twitter në çfarëdo platforme, dhe është një aplikacion mjaft i çmueshëm për iPhone. Ju mund ta përdorni atë pa pasur llogari në Twitter, dhe të spiunoi shokë që kanë Twitter, të kërkoni cicërima, të organizoni gjëra, etj.

Më herët gjatë këtij muaji, Twitter është paraqitur për Android e në anën tjetër edhe RIM ka lansuar aplikacionin Twitter për pajisjen e saj Blackberry. Kjo do të thotë se të gjitha platformat më kryesore për smartphone kanë klientë zyrtarë Twitter.

Aplikacioni i paraqitur për iPhone është pa pagesë, dhe nëse nuk e keni përdorur ua rekomandojmë për përdorim.

LEXO EDHE:  A e dinit se Facebook ka mesazhe sekrete?

Lajmet e fundit>