Harduer

Më në fund, laptopi mund të mbushë tabletin tuaj

Publikuar , 13 Janar 2013
0
Më në fund, laptopi mund të mbushë tabletin tuaj

Nëse ndonjëherë keni udhëtuar me tabletin tuaj, ju me siguri keni zbuluar një të vërtetë të papërshtatshme. Portet e USB-së së laptoptit tuaj nuk japin mbushës të mjaftueshëm për të mbushur atë tablet.

Kjo është arsyeja, për shembull, e shihni një porosi “Nuk është duke u mbushur” kur e futni një iPad në një port në USB.

Gjatë CES-it të këtij viti, Digital Innovations ChargeDr premtoi mbushje më të shpejtë përgjatë USB-së , jo vetëm për tabletët, por edhe për telefonat po ashtu.

E tëra që ju duhet të bëni është që të fusni pajisjen për mbushje në një port USB të kompjuterit (premtohet gjithashtu që do të ketë përfitime kur të përdoret me mbushësit në mure dhe në vetura), pastaj e lidhni kabllon tuaj të rregullt për sinkronizim, mbushje.

Sipas Digital Innovations, ChargeDr do të mbushë tabletët deri katër herë më shpejt dhe smartfonët deri dy herë më shpejt. Por si? Ndonëse duket e pamundshme që ndonjë pajisje e tillë do të mund të rriste energjinë dalëse nga një port e USB-së, në fakt është duke bërë diçka.

I testuar nga PC World në laptop dhe në një iPad 3, i dyti filloi në fakt të mbushet (si shenjë nga ikona e baterisë dhe largimi i porosisë së sipërpërmendur “Nuk është duke u mbushur”).

ChargeDr planifikohet të dalë në shitje gjatë muajit mars për 29.99 dollarë. (PC World Albanian)

Digital Innovations ChargeDr

LEXO EDHE:  Acer Triton 900 është një laptop monstër

Tags >

laptop
Lajmet e fundit>