Lajmet

Më në fund Skype ofron falas video-telefonatat në grup

Publikuar , 29 Prill 2014
0
Më në fund Skype ofron falas video-telefonatat në grup

skype-group-call-100263569-largeMicrosoft lejon tashmë përdoruesit e Skype të kryejnë pa pagesë video-telefonata në grup nëpërmjet kompjuterëve personalë, Mac dhe Xbox. Në vitet e fundit, kompania e ka ofruar këtë shërbim vetëm ndaj përdoruesve të Skype Premium për 8.99$/muaj, por duke marrë parasysh se shërbimet konkurruese si Google Hangouts e ofrojnë të njëjtin funksionalitet pa pagesë, Microsoft e ka pasur shumë të vështirë të bëjë përdoruesit të paguajnë për të.

Ditën e hënë Microsoft vendosi që të ofrojë shërbimin në fjalë pa pagesë për kompjuterët personalë, Mac dhe për Xbox One. Kompania ka vendosur që këto telefonata t’i bëjë të disponueshme edhe për platforma të tjera, por nuk ka deklaruar ende se për cilat bëhet fjalë. Sigurisht, një pjesë e mirë e përdoruesve do të kishin interes të dinin se kur do të jetë i disponueshëm ky shërbim edhe për tabletët pasi ekrani i këtyre pajisjeve ka përmasa të mjaftueshme për shfaqjen e disa përdoruesve njëkohësisht.

Video-telefonatat në grup lejojnë përdoruesit të kryejnë biseda deri në 10 persona, por Microsoft rekomandon bisedat deri në 5 persona për të ruajtur një cilësi sa më të mirë të komunikimit. Sipas Microsoft-it, telefonatat kanë një limit përdorimi deri në 100 orë/muaj ku nuk lejohen më tepër se 10 orë në ditë dhe është përcaktuar një limit prej 4 orësh për telefonatat individuale. Sapo të arrihen këto limite, videoja do të mbyllet automatikisht dhe telefonata do të vazhdojë vetëm në versionin audio. Microsoft po aplikon disa ndryshime ndaj paketës Skype Premium prandaj është e këshillueshme që përdoruesit t’a rishikojnë atë. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Facebook thjeshton kontrollet e privatësisë së grupeve

Lajmet e fundit>