Lajmet

Me Nvidia GeForce Now, ju thjeshtë merrni një kompjuter me qera për të luajtur

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 05 Shkurt 2020
0
Por GeForce nuk është falas. Konsumatorët në fakt duke marrë këtë shërbim është njëlloj si të marrin një kompjuter me qera. Me Nvidia GeForce Now, ju thjeshtë merrni një kompjuter me qera për të luajtur

Pas një faze të gjatë beta, Nvidia lançoi zyrtarisht shërbimin e ri cloud gaming GeForce Now.

Ndryshe nga Google Stadia, GeForce Now nuk synon të ndërtojë një eksperiencë konsole. Përkundrazi Nvidia lidhet me llogarinë tuaj në Steam, Epic ose Battle.net në mënyrë që të luani lojërat e blera në këto platforma. Ngjan më shumë me Shadow.

Por GeForce nuk është falas. Konsumatorët në fakt duke marrë këtë shërbim është njëlloj si të marrin një kompjuter me qera. Aktualisht shërbimi kushton 5 dollarë por kompania ka në plan të rrisë çmimin.

Shërbimin mund ta provoni duke krijuar një llogari falas e cila zgjat vetëm 1 orë dhe ka harduer më pak të fuqishëm.

Por GeForce Now nuk është e disponueshme kudo në botë duke qenë se duhet të jeni pranë qendrës së të dhënave për të reduktuar vonesat e transmetimit. Aktualisht kompania ka 9 qendra të dhënash në SHBA, pesë në Evropë, një në Kore dhe dy në Japoni.

Gjithashtu Nvidia është në proces të pasurimit të listës së lojërave prandaj mund të ndodh që keni një lojë të blerë në Steam por që nuk e luani dot derisa Nvidia ta suportojë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Mozilla lançon një shërbim VPN për Firefox

Tags >

Nvidia